Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Teatri i kukullave dhe Soleil!

 Sot ishte një e djelë e veçantë për mua dhe Soeil! Është e diela e parë që Soleil shkon për herë të parë në jetën e saj 3- vjeçare, për të parë shfaqen e saj të parë, në teatrin e Kukullave. Një ditë që ajo do ta ruajë ne subkoshiencen e saj të kësaj moshe dhe kur të rritet do t’ju tregojë miqve e shokëve, që kjo ka qënë e diela e parë që së bashku me Nënën ajo ndoqi shfaqen “3 Derrkucat” dhe vizitoi për herën e parë në jetën e saj Panairin e Librave dhe blemë së bashku përrallat e Loredan Bubanit “Poku Çamaroku” , për t’i lexuar pasdreke bëmat e tyre. Teatri sa e gëzoi shumë, aq dhe e trembi në fillim ujku… Reagimi jo vetëm i saj, po edhe i fëmijeve në moshën e saj ishte i njëjtë. Sa u gëzua dhe sa shumë duartrokiti kur ujku u dogj në oxhak dhe derrkucat jetuan të lumtur në shtëpinë që e ndërtuan me tulla. Fjala e saj që më bëri të mendoj më pas ishte kur konstatoi se: “Nëna nuk ka ujk sot, më tha. Ujku është vetëm në përralla. Unë kam frikë nga ujku dhe ti nuk do ma lësh ujkun të afrohet”. Sigurisht, unë buzëqesha me përjetimin e saj fëminorë dhe iu betova se derisa të kem frymë jo vetëm ujkun me katër këmbët që është në përrallë, po edhe uqërit me dy këmbë që mund te jenë pjesë e jetës së saj, nuk do t’i lejoj t’ia prishin madhështinë e mrekullin që të jep jeta. Kjo e diel e këtij nëntori do të jete e paharruar për mua e Soleit! Kjo ishte përballja e parë e Soleit me artin dhe botën e librit! Uroj që jeta e saj dhe e brezit të saj, të jetë më e bukur se jona.

Fakeminderit e embla Soleil që më dhurove emocionin më të bukur që mund të përjetoj njeriu në jetë!

Je një dashuri!

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Fotografia e Nora Malaj

Please follow and like us: