Albspirit

Media/News/Publishing

Haradinaj: Ushtria e Kosovës do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është mbledhur me gjithë stafin e tij në kabinet, duke u bërë gati për seancën plenare të Kuvendit në të cilën do të votohet për krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Më poshtë postimi i Haradinajt:

Edhe pak çaste na ndajnë nga votimi historik për krijimin e Ushtrisë së Kosovës. Sot, kur ne po vendosim në vend një të drejtë të natyrshme, zotohemi të shikojmë përpara në paqe, me të gjithë ata që jetojnë me ne, në shtëpinë tonë të përbashkët. Me synimin që të jemi pjesë e paktit të NATO-s, ushtria jonë do të jetë përherë aty ku mbrohet jeta, dinjiteti dhe integriteti i njeriut. Aty ku përkasim, përgjithmonë!

t

Please follow and like us: