Digjet Athina, dhjetëra të plagosur kundër marrëveshjes për emrin
Ka përfunduar me dhjetëra persona të plagosur protesta në Greqi, ky qytetarët kishin dalë në sheshin “Sintagma” të Athinës për të kundërshtuar marrëveshjen e qeverisë për çështjen e emrit. Sipas shtypit grek, një 45 vjeçar është plagosur me thikë pranë qendrës ku po mbahej protesta e ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar, pasi kanë shkelur njëri-tjetrin me këmbë duke u përpjekur për të dalë nga tuma pasi policia tentoi qe t’i shpërndante me gaz lotsjellës.
Mediat shkruajnë se janë plagosur të paktën 10 policë e disa qytetarë protestues. Sakaq policia në një deklaratë është shprehur se ka qenë një grup antiqeveritar ai që ka shkaktuar trazira dhe kanë përfunduar në akte dhunë dhe ka plagosur efektivët e policisë. Policia tha se ndaj sulmit u morën masa parandaluese, të parashikuara. Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe tymuese për të shpërndarë protestuesit, të cilën janë mbledhur sot para parlamentit në Athinë duke kundërshtuar marrëveshjen e Prespës me Maqedoninë për çështjen e emrit.
Policia ka vënë në dispozicion më shumë se 2.000 policë, dronë, helikopterë dhe pompa uji me presion, si dhe ka bërë thirrje për protesta paqësore.
Nuk dihet nëse marrëveshje do të miratohet për shkak të mazhorancës së dobët të qeverisë së Aleksis Tsipras. Nga ana tjetër, opozita është kundër saj, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme.
Gazeta Shqip