Albspirit

Media/News/Publishing

Dita e Holokaustit, Haradinaj: Ndihemi faqebardhë me strehimin e hebrejve

Kryeministri Ramush Haradinaj ka përkujtuar tragjedinë e madhe njerëzore me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. Haradinaj ka thënë se “kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia”. “Në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, reflektojmë për tragjedinë e madhe njerëzore dhe kujtojmë me përulje vuajtjet e një populli, të ngjashëm me shqiptarët për nga fati, që ua përcaktoi historia. Me strehimin dhe shpëtimin e hebrenjve, paraardhësit tanë edhe sot na bëjnë të ndihemi faqebardhë”, ka shkruar Haradinaj.

Please follow and like us: