Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Qeveria-çorap dhe çorapia e najlonit!

 

Historia e qeverisë shqiptare sot, pikërisht sot kur ndërkombëtarët flasin, shqiptarët po bërtasin është si historia e çorapeve të najlonit! Ajo është kthyer në një qeveri-çorap nailoni, që po i ikin të tëra fijet dhe tashmë po bëhet e papërdorshme! Fija e parë i iku me protestat e ‘Astirit’! Pastaj i iku fija tjetër me shpejtësi marramendëse, me protestat e minatorëve. Tashmë i kanë ikur një sërë fijesh, me protestat e studentëve dhe pedagogëve! Disa fije po i ikin me shpejtësi se nuk mundet më të vazhdoj me sistemin PPP dhe së fundmi, ajo që i vë vulën është papërgjegjshmëria institucionale me aktin e fundit të shkeljes kushtetuese nga KM. Po tani? Ka veshur çorape qe i kanë ikur fijet të tëra. Në vend ka pllakosur drama kombëtare, ikja masive. Papunësia (harroji hapjet e vendeve), pasiguria (numri më i lartë i vjedhjeve dhe vrasjeve në këtë fillimviti), ekonomia (shkatërrim total, pastrim parash dhe tendera korruptiv), punësimi (kjo tashmë është fjalë e huaj në Shqipëri). Bllokimi dhe izolimi i jetës dhe ajo që i vë kapak gjuetia e shtrigave, duke paralizuar jetën ekonomike, sociale, duke e çuar atë në luftë për mbijetesë! Tashmë dhe fija e fundit e çorapeve-qeveria po ikën. E bashkë me të tanimë nuk ngel gjë tjeter, vetëm se kjo qeveri-çorap me fije të hequra dhe e shqyer duhet hedhur ne koshin e plehërave, pasi as si element riciklues nuk vlen më! Është kthyer në element toksik që po kontaminon jo vetëm jetën tonë, po edhe atë të Rajonit!

Please follow and like us: