Albspirit

Media/News/Publishing

Nora Malaj: Tani shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe, po dhe pa dhëmbë në gojë!

Tani shqiptarët do mbeten jo vetëm pa atdhe, po dhe pa dhëmbë në gojë! Dhe ja sot lajmi i fundit! Dyfishohen pagesat për procedurat e mirëmbajtjes së dhëmbëve dhe pajisjeve dentare! Tashmë shëndetësia falas jo vetëm që nuk ekziston, madje as në letra dhe në endrrat më të bukura, po tashmë shqiptarët do të mbeten pa dhëmbë në gojë! Po pastaj?… Asgjë… boll që qeveria të fusi duart në xhepat e shqiptarëve, se shëndetësi falas apo rimbursime stomatologjike harroje. Dhe pse ndodh kjo??? Se armiku kryesor i qeverisë janë qytetarët. Duke futur duart në xhepat e qytetarëve, do t’i grijë këta të fundit me dhimbje dhëmbësh. M’u kujtua poezia e Bërsit që thotë: “Armiqtë e mi t’i grijë me dhimbje dhembësh”… Eh, o popull… Sa gjëra thuhen në emrin tënd. Po që qeveria të të quante armik, kjo është shumë. Ti nuk e meriton këtë qeveri të të qeveris. Se kjo qeveri ty si popull nuk të meriton…Ky vendimi është një tjetër dramë për këtë popull…

Please follow and like us: