Albspirit

Media/News/Publishing

Kreshnik Xhaferaj, 19 vjet si kuzhinier, sot bën shkollën profesionale ‘Neranxi’

Kreshnik Xhaferaj vjen nga qyteti Vlorës, është i martuar dhe ka dy fëmije. Ai ka punuar si kuzhinier prej 18 vjetësh dhe këtë profesion e ka filluar në emigrim.

“Kam jetuar 7 vjet në Greqi ne ishullin e Kretës… ku shef kuzhine kishim një francez… Kam punuar 6 vjet në kuzhinë, në dy restorante të ndryshme. 

Në vitin 2006 vendosa të kthehem përfundimisht në Shqipëri, në qytetin tim të lindjes, Vlorë ku u punësova menjëherë ne kompleksin turistik sportiv “Liro” ku vazhdova punën për 9 vjet deri në vitin 2017.

Pas një pune goxha intensive fitova dhe eksperiencën e të gatuarit në restorante të Vlorës ku sipas mendimit tim kuzhina mesdhetare në qytetin tonë është e pranishme.

Por, kuptohet se çdo kuzhinier i shton fantazinë e artit te gatimit dhe kjo bëhet kompeticion dhe diferenca në shije është thelbi i kësaj gare profesionale, që përkthehet në kënaqesinë e klientëve dhe sigurisht kush i kënaq më shumë, ka më tepër punë dhe fiton më shumë…

Në fakt, për këtë i jam mirënjohës dhe kopanisë “N. Neranxi” për produktet e saj shumë cilësore, të cilat mua me janë nevojitur dhe i kam përdorur gjatë punës sime në Vlorë. 

Personalisht kam 10 ditë që kemi hapur restorant “Marea” në Tiranë, pranë stadiumit ‘Dinamo’ dhe dua ta them se erëzat dhe salcat në veçanti, por të gjitha produktet e kompanisë Neranxi po më japin rezultatin e duhur edhe në Tirane si në Vlorë” – thotë Kreshnik Xhaferaj për Perqasje.com

Kur e pyet Kreshnikun atehere perse vazhdon Institutin Kulinar Neranxi, ndërsa ke kaq eksperience ne kuzhine dhe ke edhe restorantin tënd, ai përgjigjet se kjo shkolle është autoritet rajonal ne fushën Kulinare dhe te jesh pjese e saj sigurisht qe te jep hapësira me te mëdha suksesi.

“Çdo njeri ka nevoje te perfeksionohet dhe kjo vlen me shume ne profesionin e kuzhinierit. Ne këtë shkolle formimi profesional është i plote jo thjesht si kuzhinier, por edhe si Barmen, Pizzajol, pastiçer, menaxher dhe kamerier. Pra këtu jemi ne Shkollën e duhur te suksesit” – përfundon Kreshnik Xhaferaj.

Please follow and like us: