Procedurat e reja për bashkim familjar në Itali në 2019
Nëse doni të bëni bashkim familjar në Itali gjatë vitit 2019, bashkëshorti juaj duhet të ketë të ardhura minimale 8.9 mijë euro në vit. Të gjithë emigrantët që do të përtërijnë këtë vit lejeqëndrimin, apo të kërkojnë lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë (karta e qëndrimit), duhet të tregojnë se kanë të ardhura vjetore jo më të ulëta se çeku: 5.954 euro. Kush do të nisë praktikën për të sjellë në Itali bashkëshortin me bashkim familjar duhet të tregojë se ka të ardhura të paktën 1.5 herë çeku social, që do të thotë 8 mijë e 900 euro .
Sipas rregullores, bëjnë përjashtim fëmijët, për bashkimet e të cilëve nën moshë madhore, kërkohen të ardhura vjetore jo më të ulëta se dyfishi i çekut social. Nga ana tjetër, ligji specifikon se “për përcaktimin e shumës së të ardhurave merren në konsideratë edhe të ardhurat e përgjithshme të familjarëve që bashkëjetojnë me kërkuesin”.
Në 40 qytetet të Italisë, komuniteti shqiptar përbën shumicën ndër të huajt e pajisur me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Të huajt me leje të rregullt qëndrimi në këtë shtet janë rreth 3 milionë e 700 mijë sipas të dhënave të ISTAT, Institutit Italian të Statistikave. Dy komunitetet më të përhapur janë ai shqiptar dhe maroken, të cilët më vete përfaqësojnë rreth një të katërtën e totalit./Monitor