Shaban Murati: Çmim ‘Mirënjohje’ nga Shoqata Patriotike “Çamëria”
Në vlerësim të krijimtarisë dhe të veprimtarisë shumëvjeçare diplomatike, shkencore dhe publicistike në dobi të çeshtjes kombëtare dhe në veçanti të çështjes çame, shoqata e rëndësishme mbarëkombëtare patriotike “Çamëria”, më nderoi me çmimin e “Mirënjohjes”.
Në fjalën time të rastit theksova ndër të tjera se çështja çame është çështje e pazgjidhur e çështjes së pazgjidhur shqiptare në rajon. Çdo qeveri shqiptare dhe çdo parti politike shqiptare nuk e meritojnë mbiemrin ‘shqiptar’, nëse nuk përfshijnë në programin e tyre zgjidhjen e çështjes çame.
Faleminderit Shoqatës Patriotike “Çamëria”!
Please follow and like us: