Instituti Kulinar Neranxi i ftuar i Dhomes se Tregetise Romagna – Forli – Cesena e Rimini
Dhoma e Tregëtisë Italo Shqiptare, në bashkëpunim me Dhomën e Tregëtisë Romagna – Forli – Cesena e Rimini, organizojnë në Rimini e Forli takime mbi mundësitë e biznesit midis rajonit të Regio Emilias dhe Shqipërisë duke ftuar kështu aktorë ekonomikë e politikë si nga Shqipëria ashtu edhe Italia.
Nga Shqipëria ishin të ftuar kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, zv. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Artemis Dralo, zv. Ministri i Arsimit për Rininë Shpat Kolgegaj, këshilltari i Partisë Demokratike për Sipërmarjen Roberto Caparotta, sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Socialiste Ana Abdi dhe gazetari Artur Nura që mbulon për Radio Radicale marrëdhëniet me Italinë dhe aktualisht është drejtor për Marrëdhëniet me Publikun pranë Institutit Kulinar Neranxi.
Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë së Forli, Davide Drei i cili kujtoi se marrëdhëniet me Shqipërinë janë dinamike dhe se gjykonte që kishte ardhur koha që qyteti i tij të rikishte lidhje direkte ajrore me Tiranën dhe se personalisht do punonte që marrëdhëniet Italo shqiptare të forciheshin si nga pikëpamja ekonomike ashtu edhe kulturore.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi, në fjalën e saj, tha se ndihej në shtëpinë e vet në këtë qytet të cilin për motive personale e kish vizituar shpesh dhe mendonte që qyteti i saj është shumë mikpritës ndaj interesave italiane si kulturore ashtu edhe ekonomike dhe se ajo ka qenë e do mbetet gjithmonë mbështetëse e investitorëve italianë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.
Ndërsa gazetari Artur Nura, në fjalën e tij, tha se marrëdhëniet ekonomike me Italinë në opinionin e tij mbeten më dinamiket për shkak të afërsisë historike, politike, gjeografike dhe kulturore midis dy vendeve.
Sipas gazetarit Nura marrëdhëniet midis bizneseve, individëve dhe institucioneve jo qeveritare, janë disa herë më dinamike se ato institucionale midis dy qeverive tona të cilat kanë disa limite që nuk po i tejkalojnë dot.
Rasti i Institutit Kulinar Neranxi të cilin ai përfaqësonte në këtë takim ndër ekonomik Italo – Shqiptar eshtë rasti më domethënës përderisa ky institucion arsimor ju publik e thotë me kënaqësi që rreth 70% të “know how” të tij e mbulin ai italian dhe që ndërkohë bashkëpunëtorë të tij me kohë të pjeseshme e të plotë ka shumë shtetas italianë të cilët ndihen mirë si pjesë e stafit dhe jetës në Shqipëri.
Për gazetarin Nura edhe dinamika e shkëlqyer e Dhomës së Tregëtisë Italo Shqiptare me në krye Tommaso Scatolari është një shembull domethënës që bisnesi e tejkalin gjithmonë politikën dhe se sipas tij, aktivitetet që do pasojnë këtë takim sigurisht që do konfirmojnë këtë opinion të tij.
“Investitori Tommasso Scatolari është i ri në moshë, në ide, energji dhe projekte konkrete italo shqiptare” – tha Nura në fjalën e tij.