Albspirit

Media/News/Publishing

Eneda Tarifa: Filozofja e parë shqiptare, Elena Lucrezia Peshkopia

E para femër në botë, që ka marrë doktoraturën në Filozofi, ishte shqiptarja e famshme Elena Lucrezia Peshkopia.

Elena lindi në Venezia në vitin 1646 në një familje emigrantësh të pasur shqiptarë me mbiemrin Peshkopia.

Ishte viti 1646 dhe ajo ishte e pesta mes shtatë fëmijëve që erdhi në këtë botë. Askush nuk do ta dinte se do të ishte gruaja e parë e lauruar në bote.

Spikat në fillim si nxënëse e shkëlqyer në shkollën Santa Maria dhe San Gallo degli Albanesi. Shkolla ku Elena nisi rrugën e dijes ishte themeluar nga fisnikët shqiptarë të parët emigrantë te viteve 1440. Projektuar nga arkitekti dhe piktori i famshëm shqiptar Viktor Karpaci, pikturat e të cilit gjenden në Luver dhe në muzeumet kryesore të botës.

Elena Peshkopia nderohet nga Universiteti i Padovës më i vjetri në Itali me një statujë dinjtoze.

Portreti i saj gjendet gjithashtu në një dritare qelqi 7 metra të lartë në Bibliotekën Frederic Thomson në New York, aty ku Elena mbrojti doktoraturën e saj me tezë Aristotelin.

Elena nderroi jete ne moshë shumë të re nga tuberkulozi, vetëm 38 vjeçe.

Trupi i saj prehet në Kishën e Shën Luke’s, Padova, Itali.

Please follow and like us: