Albspirit

Media/News/Publishing

Një pyetje, 1 milion euro për kryetarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit

Një donator i rëndësishëm armen ka ofruar një shumë prej 1 milion eurosh për të gjetur se si Luan Daci nga Progonati i Tepelenës, gjyqtar i promovuar nga demokratët, që ka qenë edhe në çadrën e e fundit të opozitës, është përzgjedhur nga mazhoranca e socialistëve si kryetar i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Shqiptarët pyesin: çfarë vlera ka ky punonjës i drejtësisë, çfarë shkollimi dhe specializimi ka kryer, si është e mundur që e ka mirë me të djathtë, me të majtë, në qendër dhe të pa angazhuar, analistë të varur e të pavarur dhe me një shqetësim me politesë për misionin e OSBE se si u ka shpëtuar sitave të tyre për të qenë në krye të një institucioni të ri që buron nga Reforma në Drejtësi?


Përgjigjja e saktë shpërblehet.

Nuk lejohen të marrin pjesë në konkurim anëtarë dhe simpatizantë të PD, PS, LSI, shoqata e të burgosurve ordinerë, shoqatat patriotike brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe sidomos anëtarësia e Partisë Konservatore me anëtar-kryetar Kujtim Gjuzin. Të përjashtuar janë moderatorët televizivë të mëngjesit dhe të mbrëmjes, paketa e të ftuarve bashkë me Lorenc Vangjelin e Fatosh Klosin dhe kurrsesi Lefter Maliqi, Myslim Murrizi, Rroshi, Rrushi, mbarëkombëtarët Kreshnik Spahiu, Lisen Bashkurti, Idajet Beqiri, etj

Please follow and like us: