Albspirit

Media/News/Publishing

Ilda Bejleri-një fansi: Shiko ‘Supersportin’ dhe jo vetëm shalë e gjoks

Ilda Bejleri është një ndër gazetaret më të njohura sportive e cila prej kohësh na ka shoqëruar në televizion dhe ndiqet nga një numër i madh fansash në profilin e saj në Instagram.
Mbrëmjen e kaluar, ajo kishte publikuar disa foto tepër tërheqëse, e veshur me një fustan të ngushtë blu. Mirëpo, në foton e saj Ilda ka vënë re komentin jo fort të këndshëm të një ndjekësi, i cili e akuzonte me ironi se ajo dinte vetëm të ekspozohej në media.

“Kanë ardhur kohë të këqija. Është koha e njerëzve më të padobishëm të shoqërisë. Të jesh shkencëtar, të jesh mjek, biznesmen, të jesh njeriu më i zoti në çdo lloj fushe ku i shërben njerëzve dhe vendit nuk je asgjë. Ama të kesh gjo.ks, sha.lë dhe të pas.me dhe të dalësh t’i ekspozosh ato nëpër media quhesh i famshëm. A thua do ketë ndonjë kufi bordellizmi dhe injoranca e kësaj shoqërie, apo kemi hyrë në një trajektore ku e kemi të pashmangshme edhe një herë kalimin në epokën e majmunëve?”- i shkruan ndjekësi të cilës Ilda i është përgjigjur:

“E vërtetë, unë për vete jam diplomuar për gazetari, kam 12 vjet në këtë profesion. Nuk di në ndonjë vend që në gazetari s’duhet të ketë gj.oks? Nëse di ti, më thuaj. Për pjesën tjetër, jam dakort me ty, kanë ardhur kohë shumë të këqija!”- thotë ajo.

“Ps: Shih ndonjëherë supersportin, më ndiq dhe informohu, mos e kalo kohën në Instagram vetëm, duke parë sha.lë dhe gjok.se femrash”- ka shtuar Ilda, e cila me siguri e ka lënë ndjekësin pa fjalë me përgjigjen e saj.

Please follow and like us: