Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Dashuria qoftë gjithnjë motivi juaj në këtë profesion! 💐

Mirëmëngjes. Nxënës dhe kolegë, gëzuar 7 marsin, dashuria qoftë gjithnjë motivi juaj në këtë profesion që është mision i rëndësishëm për jetën e çdo fëmije që kalon në duart tuaja.
Ju jeni ata që do bëheni busull orientimi, jam shumë e hershme në arsim aq sa kur kam filluar së pari kam dhënë dije në një shkollë të vogël ne zonat e varfëra rurale dhe nxënësit me shihnin në kokërr të syrit si shpëtimtarja e tyre.
Kjo foto êshtë bêrë në promovimin e librit tim të parë e ndaj e shoqërova me urimin për këtë ditë feste…
Kanë kaluar vite dhe kam dhënë mësim në universitet e kam provuar pozicione të ndryshme si drejtuese, por akoma edhe tani me ndjek termi ‘si jeni zyshe’.
Sa e bukur është kjo fjalë e sa ngrohtë më vjen akoma kur në korridoret e ‘Ora News’ sot që punoj ish nxënësit e mi më buzëqeshin plot dashuri..

Please follow and like us: