Erl Murati: Opozita nuk mund të emërohet
Deklarata e ambasadës së SHBA kundër opozitës është e fortë, jo sepse dënon bojkotin e parlamentit – këtë qëndrim SHBA e ka mbajtur edhe kur PS bojkotoi dhe hyri në grevë urie – por, sepse ajo u kërkon deputetëve të veçantë të opozitës, të mos i binden vendimeve të forumeve PD-LSI dhe të mos i djegin mandatet.
Unë jam dakord me deklaratën e ambasadës që thotë se “demokracia kërkon që opozita të funksionojë brenda institucioneve”, por njëkohësisht mendoj se opozita nuk mund të emërohet dhe Lefter Kokat nuk mund të përfaqësojnë pothuajse gjysmën e elektoratit shqiptar.
Please follow and like us: