Pëllumb Nako: Për Lefterin dhe Lefterërat
Nëndrejtori i Burgjeve, Lefter Maliqi, u fut në Kuvendin e Shqipërisë. Komentet janë të shumta dhe në tërësi stigmatizojnë profilin e tij. Në fakt lëvizjet e tij politike të kujtojnë skeçin me Luftar Pajën ku gjermani ishte veshur si partizan që gjermanët të mos e mernin për partizan të veshur si gjerman. I ardhur nga LSI-ja, Lefteri i shërbeu socialistëve që në emër të demokratëve të bëjë opozitën kundër Rilindjes.
Dhe e gjitha kjo në emër të interesave popullit të Lapardhasë.
Megjithatë nuk është ky problemi më i madh. Jeta e tij politike do të mbetet e shkurtër. Gjithçka për disa vite do të harrohet. Por historia e mëpasme e parlamentarizmit shqiptar do të mbetet e shëmtuar.
Kur pas 50 apo 100 vitesh brezat e mëpasëm do të lexojnë historikun e jetës parlamentare të shtetit shqiptar, nuk do ta njohin ultësinë e këtij kopuku. Koha do t’i ketë fshirë këto detaje. Ata do ta përfytyrojnë Lefterin si parlamentar, baba i kombit të tyre. Kjo gjë të frikson jo vetëm për brezat që do të vijnë më pas, por edhe për ne të tanishmit.
Kush e di sesa Lefterë të tillë nderojmë sot me përkujtime dhe nderime.
Dhe kjo është e dhimshme.
Karikaturë nga Bujar Kapexhiu!