Albspirit

Media/News/Publishing

Kostis Palamas: Mësuesit

 

Latoji shpirtrat, pa ndalim mësues!
Le të ketë mbetur pak nga jetë e mundit,
mos e ço dëm! Sakrifikoje porsi frymë të fundit!
Ndërto pallatin, o i mençur frymëzues!

Dhe nëse pak fuqi në trupin tënd ka mbetur,
mos u mërzit. Në shpirtin tënd zgjo zjarrin e pafjetur.
Themelet thellë edhe më thellë ai do t’i gërmojë,
që asnjë luftë të mos të mundet ta rrëzojë.

Gërmo më thellë. E çë se shumë tashmë të kanë harruar?
Do vijë një ditë që kanë për ta kuptuar,
peshën e rënde që si Atlasi mbart në shpinë
dhe me durim! Ndërto, i ditur, k’të godinë për njerëzinë!

Shqipëroi Arqile Garo, Janinë më 7 mars 2016.

Please follow and like us: