Albspirit

Media/News/Publishing

Bujar Llapaj: Shteti, Ligji, Maliqi dhe lotët e shqiptarëve

 

Pardje një efektive e forcave të policisë u përllesh me kolegët e saj për të mbrojtur pronën e saj nga shembja, Ligji. Dje u pezullua nga puna dhe sot u rikthye. Me çfarë ligji u pezullua dhe me çfarë ligji u rikthye? Vetëm Maliqi e di!
Dhe lutja, përgjërimi ala skllav i të thjeshtëve dhe ca “intelektualëve” zbuti zemrën e Liderit suprem, KryeMaliqit, dhe ai e fali të penduarën! 😢
Nuk po flas për aprofesionalizmin dhe keq përdorimin e policisë. Në dy raste të njëjta polici përdoret një herë për të ndihmuar përmbaruesit dhe në tjetrin për t’i penguar!? Maliqi komandon!
Ky është sistemi që ndërtuan “baballarët e kombit”, që u bëfshin nyje dhe që u perfeksionua deri në ekstrem nga Rilindja e Rramës.
A duhet shëmbur sistemi i Maliqit që ka dominuar politikën dhe shoqërinë shqiptare që nga mëvetësia?
Sa më parë!
Si me çeta dhe çetnikë?
Opozita është institucion dhe si e tillë ajo duhet të jetë politikisht në ballë të ndryshimit dhe pas hapit të parë për rrëzimin e Ligjit Zgjedhor Berisha-Rama të 2008, duhet të japi garanci dhe besueshmëri që në ballë të ndryshimit nuk do të jenë Maliqërit, por Elita Intelektuale Shqiptare brenda dhe jashtë vendit, njerëz patriotë, dinjitozë që kanë ngritur emrin e tyre pa patur nevojën e teserës së partisë apo njohjes me kryetarin e radhës.
Dhe të tillë ka shumë që mund të japin kontributin pa kërkuar asgjë në këmbim, por askush nga kjo sërë nuk ka kohë dhe dëshirë për një “Ftesë për Ballo”.
Please follow and like us: