Albspirit

Media/News/Publishing

ZDF fshikullon qeverinë që e ka kthyer Shqipërinë si Kolumbia e Europës

Televizioni gjerman ZDF ka publikuar së fundi një reportazh kritik për Shqipërinë. Në reportazhin e medias gjermane thuhet se mafia shqiptare është tepër aktive, dhe aktiviteti i saj shtrihet në të gjithë europën.

Më tej gjatë reportazhit thuhet se Shqipëria në shumë raste ndihmohet dhe nga policia italiane kundër trafikut të drogës, e megjithatë kontrollet e skafeve janë të pasuksesshme.

“Mafia shqiptare, tepër aktive në të gjithë Evropën. Korrupsioni ende shumë i përhapur në Shqipëri.

Shqipëria ndihmohet nga policia italiane kundër trafikut të drogës, mirëpo kontrollet e skafeve për drogë, shpesh kanë rezultuar të pasuksesshme. Droga dhe kanabisi vijnë nga Shqipëria drejt Evropës. Shqipëria, vendi më i varfër në Evropë, gjithsesi në Tiranë gjen makinat më të shtrenjta.

Shqipëria, Kolumbia e Evropës, bandat e krimit dhe drogës të lidhur me politikën”, thuhet mes të tjerave në reportazh.

Në reportazh ka një prononcim dhe nga ana e gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili thotë se mjetet dhe pagesat për punonjësit e policisë lënë shumë për të dëshiruar, çka bën që ata të jenë të pafuqishëm në luftën me bandat e fuqishme që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu një vend të rëndësishëm në reportazh i është kushtuar dhe akuzave ndaj Saimir Tahirit për trafik ndërkombëtar droge. Media ka sjellë rastin e oficerit të antidrogës Dritan Zagani, që i duhet të jetojë jashtë vendit, ku ka kërkuar azil, për shkak se denoncoi lidhjet e shtetit me trafikun.

‘’Më kërcënoi jetën mafia e vendit tim”, shprehet Zagani gjatë reportazhit.

Ndërkohë që së bashku me Artan Hoxhën, gazetarët gjermanë shkojnë në një vend ku ende ka parcela me kanabis.

Pamjet e kanabisit qe lulezon ende

Videon e reportazhit mund ta ndiqni ketu: 

https://www.zdf.de/politik/auslandsjournal/die-sendung-vom-13-maerz-2019-100.html

Please follow and like us: