Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e dashurisë tragjike të Aliut me Ninon

Historia e dashurisë tragjike të Aliut me Ninon. Bëhet fjalë për një skulpturë që ndodhet në Bautuni të Gjeorgjisë. Skulptura është frymëzuar nga historia e Ali dhe Ninos, një djali mysliman dhe një princeshe gjeorgjiane, me prejardhje të ndryshme kulturore dhe fetare por dashuria e tyre përfundon në mënyrë tragjike. Ata ishin të detyruar të ndahen për shkak të luftës. Në orën 7 të çdo mbrëmje, dy të dashuruarit takohen, madje edhe puthen dhe për pak sekonda bëhen një person i vetëm, por më pas trupat e tyre largohen. Skulptura është 8 metra e lartë dhe është projektuar nga artistja Tamara Kvesitadze. Kjo histori u bë roman nga autori azerbajxhanas Kurban Said dhe u publikua në 1937, u përkthye në 37 gjuhë dhe madje u shndërrua edhe në film. Por asgjë nuk krahasohet me këtë monument madhështor që ndodhet në Gjeorgji.

Please follow and like us: