Pëllumb Nako: Gazetarët investigativë…
Me sa shihet nëpër emisione të ndryshme televizive, ata që quhen gazetarë investigativë duket se kanë kontakte të mira me organet policore dhe hetimore. Prej tyre ata marrin informacione konfidenciale dhe proceduriale. Madje edhe kopje aktesh të dosjeve hetimore. Dhe të gjitha këto i bëjnë të njohura në publik. Shpesh edhe me doza misteri që vetëm ata i dinë dhe nuk mund t’i bëjnë publike.
Pra informacioni lëviz nga organet hetimore drejt gazetarëve investigativë për të përfunduar drejt publikut, kryesisht nëpërmjet ekranit. Dhe për këtë quhen gazetarë investigativ.
Ndoshta gjërat kanë ndryshuar. Sepse me sa dihet, në gazetarinë investigative informacioni kryen lëvizje në kah të kundërt. Nga gazetari tek publiku dhe nga publiku tek organet hetimore si indicje për filllim hetimesh.