Xhoi Jakaj: Zonjat e prokurorisë
Si grua më erdhi mirë dje kur në media u shfaqën tri zonja që drejtojnë Prokurorine e Përgjithshme, atë të Tiranës dhe të Krimeve të Rënda, e aq më tepër kur e njoh mirë dhe zonën e Veriut të Shqipërisë, vend në të cilën kanë lindur e kaluar një pjesë të fëmijërisë së tyre.
Pa dashur të jem lokaliste e them me bindje që ne nuk e kemi pasur aspak të lehtë të bëjmë karrierë në Tiranën e madhe konglomerate dhe zonjat në fjalë
Arta Marku, Donika Prela dhe Elisabeta Ymeri, janë zonja që në punën e tyre si prokurore kanë pasur CV të pastër dhe kanë luftuar fort për arritje individuale.
A janë ato të hekurta dhe me këllqe të forta dhe a gjykojnë me ftohtësinë e madhështinë e vendit nga i cili kanë ardhur, jo kurrsesi nuk munden, se edhe po të duan të qëndrojnë të pamposhtura e të drejta, nuk ua lejon lehtë Politika.
Sot Shqipëria nuk është më e shqiptarëve, por e politikanëve të cilët, siç kanë uzurpuar gjithcka në këtë vend, janë kujdesur në krye të herës për drejtesinë në të gjitha hallkat që të jetë pronë në duart e tyre dhe një vegël për të mbajtur nën kontroll kundërshtarin sipas rastit.
E ndërkohë nuk reshtin të flasin për drejtësi apo ligje të cilat nuk zbatohen për të varfërit, gratë dhe të pamundrit , por vetëm për pushtetarin, të korruptuarin dhe kriminelin me para.
Flasin në emër të popullit, por në fund të madatit rezulton që për popullin nuk është bërë asgjë për respektimin minimal të të drejtave themelore dhe zbatimin e ligjit.
Në këto 29 vite, në emër të demokracisë që nuk erdhi kurrë e plotë, por e cunguar dhe e gjymtuar si mos më keq, humbi shpresa më e madhe e njeriut të ndershëm se në Shqipëri mund të gjesh ndonjëherë drejtësi…
E ndaj them me bindje që këto tre zonja nuk janë të korruptuara, por të pamundura për të vënë drejtësi… ama guxoj të jap një këshillë edhe pse dukem e “vogël” për të dhënë këshilla në këto instanca të larta..
Kujdesuni të ngrini zërin në shërbim të atyre që nuk e blejnë dot drejtësine, që të shënohet emri juaj në listat e njerëzve të drejtë dhe të aftë, sepse pavarësisht cili drejton momentalisht kur të mos jeni më në atë karrige do ju sulmojnë dhe njollosin, qëndroni në kahun e së drejtës sepse nëse e dëshiron këtë gjë, ndonjëherë edhe kjo nuk është e pamundur…

Please follow and like us: