Albspirit

Media/News/Publishing

Aksidenti i Mira Kazhanit, policia thërret edhe Anjeza Majën e ERTV

Aksidenti në të cilin u përfshi Mira Kazhani u bë kryqendra e lajmeve në mediat online, kjo pasi gazetarja ka aksidentuar një këmbësor i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore. Më herët u aludua që gazetarja ishte e shoqëruar nga një tjetër personazh i njohur mediatik. Burime brenda Komisariatit Nr.6 në Tiranë i cili po ndjek hetimet për ngjarjen mësohet, se Kazhani në momentin e aksidentit të rëndë ka qenë nën shoqërinë e moderatores së njohur Anjeza Maja.

Kjo e fundit është thirrur, edhe nga policia për të dhënë dëshminë për ngjarjen.

Në një denoncim të bërë publik më herët nga ish-kryeministri Berisha, një officer që ishte i afërt në hetimin për ngjarjen, zbuloi se personi që aksidentoi gazetarja kishte marrë fraktura të rënda në kokë dhe në mushkri, ndërsa ndodhet në spital në gjendje kome.

Please follow and like us: