Zacharias Papandoniou: Lutja e vajzës së vogël
Zot, që sheh shtëpizat tona
varfërisht, nuk bëhet ndryshe,
një fole me dallëndyshe
në pullazin tonë dërgona.
Ti që ke hënën si gogël
edhe ëngjejt me pekule,
bëj që kjo saksi e vogël
të më mbushet plot me lule.
Dërgo Zot në kthinën time
dy pëllumba të praruar,
që t’ u jap me këto duar,
ujë e grurë e plot thërrime.
Shqipëroi: Arqile Garo.
Janninë, mars 2014.
Please follow and like us: