Personi i vrarë gjatë grabitjes në Rinas është Admir Murataj
Një prej grabitësve, i cili u vra nga policia gjatë grabitjes së një shume të madhe parash, në Aeroportin e Rinasit, është Admir Murataj.
Lajmi konfirmohet nga burime të RTV ORA nga mjekësia ligjore.
Sipas këtyre burimeve, priten edhe rezultatet e analizë ADN për të konfirmuar përfundimisht se viktima është shtetasi Admir Murataj.
Mësohet se policia ka kryer kontrolle në banesën e Admir Muratajt, në Tiranë.
Viktima u vra në një rrugë dytësore nga Aeroporti i Rinasit drejt Fushë-Krujës, pas grabitjes së dërgesave të parave të 4 bankave të nivelit të dytë që do të transportoheshin me aerloplan të kompanisë Austrian Aeirlines në Vjenë. Besohet se bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro.
Autorët e armatosur, të maskuar e të veshur me uniformë të policisë, arritën të futen në pistën e aeroportit dhe duke kërcënuar me armë punëtorët e sigurimit, i zbritën thasët me euro nga kargo e aeroplanit e pastaj u larguan me një furgon. Njëri prej tyre u vra gjatë përleshjes me armë më policinë. Trupi i tij i pajetë, i cili besohet se është hedhur nga furgoni nga bashkëpunëtorët e tij, u gjet pranë një ure mbi lumë, ndërsa më tutje u gjet furgoni i djegur.
Lajmi se i vrari është Admir Murataj u publikua së pari nga mediat greke.
Murataj është figurë e njohur për organet e sigurisë në Greqi. Ai ka qenë organizator i tri grabitjeve të bankave. Dy prej tyre janë kryer në viti 2015, kurse një tjetër është kryer në vitin 2017, po në Rinas.
CNN në gjuhën greke shkruan se Admir Murataj, së bashku me 10 shqiptarë të tjerë shqiptare, ishte arratisur nga burgu i Trikalasë, në vitin 2013. Pas arratisjes, më 16 maj 2013, ai së bashku me një bashkëatdhetar të tij kanë kryer një grabitje në një bankë në Larisa. Pak kohë më vonë, Murataj mori pjesë në një tjetër grabitje, në një supermarket në Peristeri. (r.m.)