Vdekja e 25-vjeçares në spitalin e Elbasanit, arrestohen dy mjekët
Dy mjekë të spitalit të Elbasanit janë arrestuar, pas vdekjes së 25-vjeçares, Rexhina Debrova. Dy mjekët e arrestuar janë reanimatori, Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehemet Ibaj. E reja vdiq pak momente pasi lindi duke pësuar arrest kardiak. Më herët spitali i Elbasanit, përmes një reagimi zyrtar u shpreh se Rexhina Debrova ishte paraqitur në spital me një shtatzëni të vonuar prej 42 javësh, gjë e cila i ka sjell asaj komplikacionet që i morën jetën. Humbja ka tronditur tej mase familjarët të cilët hedhin akuza ndaj mjekëve për ndërhyrje me vonesë. Sipas tyre, Rexhina ishte nisur për në maternitet pasi i kanë nisur dhimbjet. Por është futur në operacion 3 orë me vonesë. Ata kërkojnë që të ndëshkohen menjëherë mjekët përgjegjës. Ndërkohë do të jetë autopsia ajo që do të saktësojë shkakun e vdekjes se 25-vjeçares.