Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Koha shqiptare për zgjidhje finale!

 

 

Prej vitesh intensivisht, e prej 2013-ës çmendurisht, me një psiko-mitoman të parashutuar në politikën e këtij vendi si një gangrenë kalbëzuese e një virus paralizues i të gjithë vlerave morale e demokratike që më shumë mund ka krijuar ky vend, shqiptarët janë super të lodhur e zhgënjyer totalisht!

Ai ka emër të përveçëm i cili nuk identifikohet as me doktrina politike, ekonomike e sociale e as me sofizma religjioze.

Ai është aliazhi i stisur i antivlerave kombëtare dhe i çdo lloj principi human.

Është krijesë e egër në formën e një kloni robot të komanduar nga qendra konspirative jo vetëm antishqiptare, por dhe antihumane.

Ky është Edvin Rama, një subkoshiencë tipike e degraduar deri në bastard që jo vetëm tallet por dhunon, shantazhon e intimidon një komb.

Ai jo vetëm është i braktisur nga ide me limite e parime qeverisëse, por rezulton i çmendur me deformacione klinike pa riparim që dhe individualisht kërkojnë izolim e kurim intensiv profesional medikal.

Atëhere ku është problemi?

Kjo pyetje u bë dhe në vitet ’30 kur në tapetin politik të Europës doli një piktor zhgarravitës si Adolf Hitler.

Edhe atëhere u bënë pyetje e reagime, por jo parandalime.

Qyteterimi europian jo pak është turpëruar e ndëshkuar nga këto lloj psiko-preversësh ndaj duhet të na bëhet mësim.

E pra Edvin Rama tashmë i identifikuar duhet medeomos ndaluar.

100 herë e kam shkruar dhe nuk do ndaloj për ta theksuar se koha e largimit të tij ka kaluar.

Jo vetëm opozitarët, por që të gjithë shqiptarët janë në paskohë me largimin e tij.

Fotografia e Albina Deda Gjoci

Please follow and like us: