Albspirit

Media/News/Publishing

DY FJALË PËR EDI RAMËN, NJERIU QË KA MARRË PENG VETVETEN….!

Ilir Çumani

Hipokrit…Demagog…I pashpirtë… Katran me bojë…Largimi i këtij njeriu nga pushteti, sot, më shumë se kurrë, përtej të majtës dhe së djathtës, është imperative dhe një emergjencë kombëtare.

Ky njeri ia mori erzin edhe të majtës, ngase në këtë forcë politike ai është krejt aksidental, pa asnjë lidhje me doktrinën e saj, sepse nuk ka kauzë, nuk ka aspiratë, nuk ka ideal, nuk ka ndjeshmëri dhe as empati prej burrështetasi për të qenë mishërim i halleve të një populli të shumëvuajtur ku e ka zhytur keq e mos më keq me veprimet e tij korruptive, destruktive dhe hakmarrëse.

Këta individë, përmes disa aftësive të veçanta që kanë, (përfshi edhe artin e gojëtarisë për të manipuluar turmat), kur posedojnë pushtet dhe para, bëhen malinj dhe në këtë rast, nuk ka “laborator” dhe “kirurgji” politike e diplomatike ndërkombëtare që ta shkuli me rrënjë këtë metastazë agresive në trupin e Atdheut që sot po lëngon vetëm për faj të tij…

Ai, ka kohë që ka marrë peng vetveten, e kësisoj, po mban peng në mënyrë ilegjitime të gjithë jetën e vendit. Kur fatet e një populli merren në dorë nga individë si ky, mjerë ai komb që nuk reagon në unison pa ngjyrime partiake për t’i treguar vendin. Kaq!

Please follow and like us: