Albspirit

Media/News/Publishing

Kush janë anmiqt e Shqipnisë?

 

Sot, të gjithë duan ta dinë kush animiqtë e shqiptarëve. Dhe për këtë sot shkruhet dhe flitet shumë, por pak kush guxon të tregojë kush janë ata vërtet.
Konica i ditur, ata i kërkonte brenda kombit dhe me të është vështirë mos të pajtohesh.

Shumë shqiptarë të mençur, janë munduar t’ i gjejnë arsyet e krizës sonë, duke bërë studime të shumta, dhe kanë vu gishtin mu në plagët e rënda kombëtare. Në këtë pikë shquhet veçmas elita e mrekullueshme e viteve të 30- ta, fal së cilës kemi një kulturë tekstuale të pasur.

Ky libër në fotogeafi, ka një fuqi të tillë. Si libër, për herë të parë është botuar më 1960 në Vjenë, ndërsa ky është botimi i dytë i tij.

Autori i këtij libri, At Paulin Margjokaj, i përkiste genit të françeskanëve të mëdhenj, që për çështje të gjuhës, kulturës, historiografisë, shkruan me elukuencë, dashuri dhe dituri. Kultura dhe stili i tyre i të shkruarit dhe të argumentuarit është i admirueshëm dhe i pazëvendësueshëm në traditën e shkrimit shqip.

Ky libër, i shkruar me një stil brilant, është një përgjigje e mbrehtë, me fakte dhe dëshmi historiografike kundër një historiani të tredhur komunist, Xhelal Staraveska, që shkroi një letër kundër librit të Tajar Zavalanit, “Histori e Shqipnisë.”

Ky libër i shkërmoqë pretendimet e Staraveskur, që kërkonte të amnistonte pushtimin osman, të ulte Skënderbuen dhe të bënte hero kombëtar Ali Pashën.
Zotnia, veç tjerash e merr gomën dhe do ta fshijë pjesën ma qenësore të historisë shqiptare, t’ i armiqësojë me Italinë dhe Vatikanin, dhe kështu me krejt miqtë e tyre perëndimorë.
E në fakt, me këtë përgjigje, Margjokaj i dëfton historiografisë shqiptare se kush janë anmiqt e Shqipërisë, ata që duan ta drejtojnë kah Bosfori apo ata që duan ta drejtojnë kah Europa?
Nga hollia e kësaj pyetje, shqiptarët ende s’ kanë dalë dhe s’ do të mund të dalin pa qenë të vërtetë.

Please follow and like us: