Albspirit

Media/News/Publishing

‘Qenke e eksituar, shko mjekohu’! Ja si sillet kryetari i Akademisë së Shkencave me gazetaren

Një debat jo fort etik është bërë këtë të premte mes kryetarit të sapozgjedhur të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi si dhe një gazetareje shqiptare.

Gazetarja e ka pyetur kandidatin e vetëm dhe fituesin eventual të zgjedhjeve në Akademi se kur kishte vendosur të kandidonte për këtë post, pas apo para reformës. Pyetja e ka acaruar disi Gjinushin i cili i është përgjigjur duke i thënë “me lindjen tënde”. Gazetarja e ka vijuar debatin duke i thënë se kur ajo ka lindur ai ka qenë kryetar i një partie politike si dhe ka instituar në marrjen e një përgjigjeje, çka ka sjellë dhe degjenerimin e fjalorit të Skënder Gjinushit.

Gazetarja: Kur lindi ambicia juaj për t’u bërë kryetar i Akademisë së Shkenca, para Reformës apo në momentin që po e bënit Reformën?

Gjinushi: Bashkë me lindjen tënde.

Gazetarja: Me lindjen time s’ka mundësi, se ti ke qenë kryetar partie në atë kohë

Gjinushi: Mos bëj pytje që s’kanë përgjigje…

Gazetarja: Si s’ka përgjigje? Kur të lindi, para Reformës apo gjatë?

Gjinushi: Qenke shumë e eksituar, shko mjekohu

Gazetarja: Shko mjekohu ti, se je dhe kryetar i Akademisë së Shkencave. Kujdes me gjuhën, i pa edukatë.

Please follow and like us: