Albspirit

Media/News/Publishing

Arba Kokalari dhe Musine Kokalari – dy kohë, dy botëra të ndryshme

Sadik Elshani

Nga Sadik Elshani

Te dielen, me 26 maj u mbajten zgjedhjet per Parlamentin Europian. Kete radhe ishte diçka e jashtezakonshme, sepse ne keto zgjedhje kandiduan edhe mjaft kandidate shqiptare, kryesisht vajza e djem te rinj, qe jetojne ne keto vende te Bashkimit Europian, te edukuar e te integruar mire ne shoqerite, jeten shoqerore e poltike te vendeve perkatese ku jetojne ato/ata. Dite me pare ne kete liste syte me hasen edhe ne nje mbiemer te njohur: Kokalari. Eshte kjo Arba Kokalari. e cila si anetare e Partise se Moderuar te Suedise fitoi nje vend ne Parlamentin Europian, e para nga te gjithe shqiptaret qe e arriti kete sukses. Eshte kjo nje fitore qe i ben te mburren te gjithe shqiptaret. Ajo fitoi si qytetare suedeze, por edhe perkatesia e saj kombetare nuk mund te lihet anash, sjell diçka pozitive per emrin dhe kombin shqiptar.
Sapo e lexova kete mbiemer menjehere me ra ndrmend Musine Kokalari dhe se mos kishin ndonje lidhje familjare. Pastaj lexova se ajo ishte stermbesa e saj, vajza e djalit te vellaut te saj, Hamitit (1909 – 1989), emrin e te cilit e kisha degjuar qysh ne rinine time te hershme, sepse ai ishte autori i librit “Kosova djepi i shqiptarizmit”. Ne keto raste nuk mund qe te mos kujtohet fati tragjik i Musinese e te mos reflektosh per dallimin e madh (kontrastin) me rastin e stermbeses se saj ne Suedi – dy kohera dhe dy bote krejtesisht te kunderta.
Musine Kokalari ishte e para shkrimtare femer ne Shqiperi, intelektuale, disidente dhe e para femer shqiptare qe themeloi nje parti politike: Partine Socialdemokrate Shqiptare. Ajo lindi me 10 shkurt 1917 ne Adana, ne Turqine Jugore, ne nje familje atdhetare me prejardhje nga Gjirokastra. Se bashku me familjen u kthye ne Shqiperi ne vitin 1920. Ne vitin 1937 ajo mbaroi shkollen e mesme “Nena Mbretereshe”. Ne janar te vitit 1938 vajti ne Rome per te studiuar letersi ne Universitetin “La Sapienza”. Studimet i perfundoi ne vitin 1941 me nje studim per Naim Frasherin. Qyteti i Romes me trashegimin shumeshekullore historike e kulturore i ofroi asaj nje bote magjepse, i hapi nje dritare per t’u takuar me nje bote te qyteteruar, me nje nivel te larte intelektual, i hapi asaj horizonte te reja per filozofine e jetes, frymezime per jeten, per letersine. Tani synimi i saj ishte qe kur te kthehej ne Shqiperi te behej shkrimtare, ta ndante pervojen e saj jetesore me te tjeret, te ndihmonte ne emancipin e gruas dhe te vendit. “Une u formova me bindjen e thelle kulturore humaniste qe e larteson njerine si individ si ne marredhenie me te tjetret ne shoqeri e ne pune” – shkruante Musineja per pikepamjet, botekuptimet e veta.
Ka botuar tri permbledhje me tregime: “Siç me thote nenua plake” (1941), “…sa u tunt jeta” (1944) dhe “Rreth vatres” (1944). Musineja ishte e para femer shqiptare qe kishte botuar ndonjehere nje permbledhje me tregime. Ka lene edhe nje doreshkrim per jeten e saj te titulluar: “Mbi jeten time”.
Aty nga fundi i Luftes se Dyte Boterore Musineja hapi nje library. Ishte antifashiste dhe u ftua te behej anetare e Lidhjes se Shkrimtareve, te themeluar me 7 nentor, nen kryesine e Sejfullah Maleshoves. Ajo ishte e mllefosur, e indinjuar dhe kerkonte drejtesi per dy vellezerit e saj te pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist. Per kete shkak dhe per shkakun se ajo me 1944 ishte themeluese e Partise Socialdemokrate Shqiptare dhe organit te saj, “Zeri i lirise”, ajo u arrestua me 17 janar 1946. U denua me 20 vjet burg nga Gjykata Ushtarake e Tiranes. Per 18 vite qe burgosur ne burgun famekeq te Burrelit, e veçuar ne vezhgim te vazhdueshem dhe e ngacmuar nga zyrtaret injorante. U lirua me 1964 dhe u internua ne Rreshen, ku u caktua te punoje si fshesare. Aty edhe vdiq nga kanceri ne vitin 1983. Dikur e denuar si armike e popullit, ajo sot eshte shpallur Qytetare Nderi e qytetit te Gjirokastres, nga Presidenti i Shqiperise eshte shpallur Martire e Demokracise, ndersa nje shkolle fillore ne Tirane e mban emrin e saj.
Ne gjyq Musineja mbajti nje qendrim dinjitoz, te perjetesuar me ate foton me velin e zi mbi koke, vele qe nuk do t’i hiqej kurre gjate tere jetes se saj tragjike. Eshte ai qendrim i grave burreresha shqiptare. Ajo deklaroi ne gjyq: “Mbas Mbledhjes se Mukjes, kam marre pjese ne Ballin Kombetar si socialdemokrate dhe kam qene pergjegjese e gazetes “Zeri i lirise”, ne te cilen kam botuar artikuj ku flitet per çeshtjen e Kosoves ne baze te Kartes se Atlantikut… Kriteri per lufte ishte jo per qellimin e perfitimit te disa klikave, por per demokratizimin e vendit…Une s’jam fajtore. S’jam komuniste dhe ky s’mund te quhet faj. Ju fituat ne zgjedhje, por ne burg nuk duhet te jem… Une jam nxenese e Sami Frasherit. Me mua ju doni te denoni Rilindjen”.
Musine Kokalari ishte nje intelektuale te rralla, nje grua e jashtezakonshme, shembelltyre e intelektualit te angazhuar me ndergjegje te larte kombetare e vlera njerezore. Ishte nje yll qe u shua pa arritur shkelqimin e saj te plote. Eshte permendore ee qendreses, fisnikerise, trimerise shqiptare. Eshte misherim i fjales “burrneshe” qe ka krijuar populli yne per gra te tilla. Por, ja qe fatin e saj e kishin ne dore injorantet, te padijshmit, ciniket, kriminelet.
Fati i Arbes ne Suedi eshte krejtesisht ndryshe nga fati i halles se saj ne Shqiperine e diktatures komuniste. Shoqerite e perparuara i çmojne njerezit e afte pa e paragjykuar prejardhjen e tyre racore, etnike, klasore, etj. Po te ishte ende diktatura ne Shqiperi, Alba dhe shume te tjere/a si ajo ndoshta do te mbijetonin, por nuk do ta arrinin potencialin e tyre te plote per shkak te “biografise se keqe”. Por, kam frike se edhe ne Shqiperine e sotme nuk ka vend ne skenen politike per nje vajze te re si Arba, sepse politika shqiptare kontrollohet nga klanet mafioze antikombetare. Jane pikerisht keto klane, kreret e partive politike qe i perpilojne listat e deputeteve dhe nuk lejojne qe ata te zgjidhen me voten e drejteperdrejte te votuesve shqiptare. Sidoqofte, Arbes i urojme suksese! Musine Kokalari do te ishte shume krenare me stermbesen e saj, ashtu siç duhet te jene te gjithe shqiptaret. Te shpresojme se ererat e ndryshimeve do te fryejne edhe ne peizazhin politik shqiptar, ku do te shohim fytra te reja me orientime demokratike europane.
Regjimi, pushteti qe eliminon eliten kombetare, qe denon personalitete si Sabiha Kasimati e Musine Kokalar e shume njerez te tjere te pafajshem, eshte nje regjim çnjerezor, i rrezikshem per ardhmerine e vendit. Regjime te tilla qe intelektualin e bejne fshesar e teneqexhiun e bejne shtetar, nuk gezojne jetegjatesi dhe jane te parapercaktuar te shkaterrohen.

Philadelphia, 27 maj, 2019
Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Please follow and like us: