Albspirit

Media/News/Publishing

Raporti i KE, Malaj për ”KJ”: Të vërtetat e hidhura, këmbanë për protestën e 2 qershorit

Redjon Shtylla

Ish-deputetja e LSI-së, Nora Malaj, ka analizuar një paragraf të raportit të Komisionit Europian e që lidhet me Arsimin në Shqipëri. Në një prononcim për ”Koha Jonë”, ajo thotë se: “Vetëm në një paragraf të tij, raporti i progresit të KE do të thotë se: “Arsimi i dobët në Shqipëri, njohuritë e pakta në sferën e prodhimit, zhvillimi i ulët i teknologjisë dhe konkurenca e pamjaftueshme në tregjet europiane, pengojnë integrimin në to””. Për të kjo është një e vërtetë e hidhur dhe akuzon se nëse qindrat dhe milionat euro të hedhura në kontrata koncensionare do ishin investuar në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim teknologjik, për të do ta futnin Shqipërinë dhe veçanërisht rininë në kohë reale dhe jo virtuale në Europë.

Malaj deklaron më tej për ”Koha Jonë”, se angazhimi kryesor i gjithë opozitës është integrimi, por jo në partneritet me krimin. “Integrimi do të thotë një ekonomi më e fortë dhe më konkurrente, do të thotë më shumë investime dhe vende pune. Kjo është një arsye më shumë që kauza e shqiptarëve të jenë integrimi i Shqipërisë në BE, po jo me krimin e organizuar, por me shqiptarë që e duan Shqipërinë si gjithë Europa, pa krim, pa drogë, pa korrupsion, pa dhunë, pa bulizëm dhe me shqiptarët që e bejnë vendin krenarë”.

Për këto arsye e për më shumë, Malaj thekson se të gjithë shqiptarët duhet të jenë në protestën e 2 qershorit. Ish-deputetja e LSI-së, pohon se rrritja e pakënqësisë së qytetarëve ndaj qeverisjes janë këmbanat e gongut për të kuptuar që ëndrra nga realiteti janë ende larg, për të hapur negociatat me BE-në. “Protesta e 2 qershorit do të jetë protesta e shqiptarëve, që hapja e negociatave për Shqipërinë të jetë një realitet i vërtetë, jo një virtualitet i kapur nga pushteti aktual dhe aferat e tij. Mungesa e gjykatave, situatë e rëndë ekonomike, largimi dhe ikja masive e shqiptarëve janë arsye pse protesta e radhës do të jetë edhe më e madhe më datën 2 qershor”.

Please follow and like us: