Albspirit

Media/News/Publishing

I përdhunoi gruan në shkurre, ukrainasi i pret organin gjenital

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ukrainë, ku një burrë i ka prerë organin gjenital një personi, i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht bashkëshorten e tij. 27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ishte duke shkuar për në shtëpi, pasi kishte qenë në një mbrëmje festive në një restorant në fshatin Shevchenkovo, në rajonin lindor Kharkiv. Gruaja e tij ishte larguar 10 minuta më parë nga restoranti, rreth orës 1 të mëngjesit. Teksa ajo ishte pranë banesës së saj, dyshohet se është sulmuar seksualisht nga 25-vjeçari, Dmitry Ivchenko. Gruaja pretendon se Ivchenko i mbylli gojën me duar, përpara se ta tërhiqte me forcë në disa shkurre. Kur burri i saj mbërriti pranë ndërtesës ku banonin, dëgjoi disa britma që vinin nga shkurret. Sipas tij, Ivchenko e kishte mbërthyer bashkëshorten e tij për fyti dhe po kryente aktin seksual me forcë. Kur u përball me këtë skenë të tmerrshme, 27-vjeçari e sulmoi fizikisht Ivchenkon, duke e goditur në kokë dhe më pas i preu organin gjenital, me një mjet prerës që e kishte në xhepin e tij. Banorët e zonës dolën jashtë banesave të tyre pasi u zgjuan nga ulërimat dhe britmat e viktimës. Avokati i 27-vjeçarit tha për mediat loakale se klienti i tij humbi aftësinë për të kontrolluar veprimet e tij. “Ai humbi aftësinë për të kontrolluar veprimet e tij dhe nuk e kuptoi se çfarë po bënte”, u shpreh ai 25-vjeçari u shtrua në spital, ndërsa do t’i nënshtrohet një trajtimi afatgjatë mjekësor, për shkak të dëmtimeve të shumta që ka marrë në organin e tij gjenital. Nëse shpallet fajtor, burri i viktimës mund të përballet me 8 vjet burg, ndërsa Ivchenko mund të dënohet deri në 5 vjet.

Please follow and like us: