Baleta: Mini Shengeni Ballkanik është një shaka e madhe
Jugosllavia e Re dështoi. Rama kërkon të ndërtojë Serbinë e madhe. Në intervisten e tij për “Fokus” me moderatorin Robert Papa ambasador Baleta theksoi se kryeminsitri Rama, nën ndikimin e Greqisë, bëri që në karrigen e tij qeveritare të duket sikur është Fatos Nano. Eshtë kthyer dyshja Nano- Milo, kur pas takimit të Kretës ishin pro Beogradit dhe Athinës. Në mandatin e pare të Edi Ramës, tha Baleta,-unë pata thenë se dyshja Rama-Bushati, ishin dyshja më e mirë në 30 vitet e fundit në Diplomaci, por tani jemi në një diplomaci amatoreske. Futi hundët Greqia përmes Bushatit dhe Serbia mes Ramës. Kjo lëvizje nuk do sjellë asgjë. Rama kërkon të largojë vëmendjen nga problemet e brendshme. Lidhur me qëndrimin e Makronit, Baleta theksoi se Franca ka punuar gjithmonë për Rusinë në Ballkan. Franca ka xhelozi të madhe për pro-amerikanizmin shqiptar dhe nuk do të lejojë në BE një shtet me shumicë muslimane. Vendet e Ballkanit duhet të shikojnë punët e veta me realizëm.