Albspirit

Media/News/Publishing

Shkoi për të zmadhuar vithet me 8400 USD, por e gjen e pangjara

Janë zbuluar detaje të reja nga rasti 29-vjeçares që ndërroi jetë pasi zmadhoi të pasmet për 8.400 dollarë. Në seancën gjyqësore të mbajtur sot, u tha se kirurgu e kishte njoftuar që procedura ishte një “lojë me hamendje”. Leah Cambridge, nënë e tre fëmijëve, vdiq nga mpiksja e gjakut. Ajo kishte udhëtuar nga Britania për në Turqi që të bënte ndërhyrjen pasi ishte fiksuar nga fotografitë në Instagram. Procedura përfshinte heqjen e dhjamit nga beli dhe injektimin në të pasme. Por ajo pësoi një ndërlikim fatal kur dhjami u injekta aksidentalisht në një venë dhe bëri që ajo të ketë tre sulme në zemër në tryezën e operacionit. Partneri i Leah, Scott Franks tha në Gjykatë se fjalët e kirurgut ishin: “Kjo është një lojë me hamendje, asnjëherë nuk dihet si shkon. Është çështje për jetë a vdekje, kurdo që do e bësh atë”. Më pas tregoi se foli me mjekun në hotelin ku po qëndronte dhe ai nuk i kërkoi falje për atë që ndodhi, por u përpoq të shpjegojë ndërlikimet që ndodhën.

Please follow and like us: