Holyfield mund të kthehet në ringun e boksit në moshën 57-vjeçare
Evander Holyfield mund të kthehet në ring në moshën 57-vjeçare dhe kundërshtari i tij do të jetë “armiku” i tij më i madh.
Sigurisht që mendja shkon në një ndeshje kundër Mike Tyson, që do të kishte shumë interes, por Holyfield ka në mendje një boksier tjetër, me të cilin është përballuar në ring disa herë.
“Më kanë kontaktuar për një ndeshje në Japoni, por ditët e fundit nuk kam folur me askënd. Po pres të më telefonojnë. Shpresoj që të bëhet dhe unë dua që të ndeshem me Riddick Bowe sepse jemi miq. Po planifikojmë një ndeshje me 3 raunde”, tha Holyfield për “World Boxing News”.
Ish-boksieri i famshëm është tërhequr në maj të vitit 2011, ndërkohë që 52-vjeçari Bowe është tërhequr në vitin 2008.
Më parë, Holyfield dhe Bowe janë ndeshur 3 herë, me Boëe që është në avantazh 2-1.