Albspirit

Media/News/Publishing

Shtohet mbështetja ndërkombëtare për kryengritjen që po vazhdon në Iran

Teksa protestat mbarëkombëtare në Iran vazhdojnë, ka patur reagime të tjera ndërkombëtare ndaj brutalitetit të regjimit në shtypjen e popullit iranian, dhe ndaj trimërisë së popullit në vazhdimin e protestave.

Te enjten, më 21 nëntor 2019, Zëvendës-Presidenti i Shteteve të Bashkuara Mike Pence shprehu mbështetjen e Uashingtonit për kryengritjen e popullit iranian.

“Teksa iranianët dalin nëpër rrugë në protestë, Ajatollahët në Teheran vazhdojnë të përdorin dhunën e burgosjen për ta shtypur popullin. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara është i qartë: Populli amerikan mban anën e popullit të Iranit”, tha ai.

Andrew Sheer, kryetar i Partisë Konservatore të Kanadasë, theksoi mbështetjen e tij për popullin iranian dhe i bëri thirrje qeverisë kanadeze që ta fusë në listën e zezë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të regjimit, i cili po e shtyp popullin iranian. “Konservatorët janë në solidaritet me popullin e Iranit i cili po e konfronton me guxim qeverinë e tij tiranike. Vazhdoj t’i bëj thirrje Trudeau-s që ta listojë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike si një entitet terrorist dhe të vërë sanksione Magnitsky mbi shkelësit e të drejtave njerëzore në Iran”, shkruan ai në Twitter.

Nikki Haley, ish-ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, shprehu në Twitter mbështetjen e saj për kryengritjen e popullit iranian, “106 protestues në 21 qytete janë vrarë gjatë protestave në Iran. Qindra njerëz janë plagosur & mbi një mijë janë arrestuar. Duhet të gjithë t’i qëndrojmë përkrah popullit iranian i cili dëshiron dëshpërimisht një jetë më të mirë larg regjimit iranian”.

Ann Linde, Ministrja e Jashtme e Suedisë, reagoi ndaj dhunës së vazhduar të regjimit duke shkruar, “E tmerruar nga numri i vdekjeve në Iran. Asgjë nuk mund ta justifikojë këtë dhunë. Ambasadori iranian në Suedi është njoftuar mbi pikëpamjet tona sot”.

Ligjvënësi britanik Roger Godsiff shprehu në Twitter mbështetjen e tij për protestat e Iranit, “Qeveria iraniane po i shtyp protestuesit duke përdorur dhunë & duke vrarë njerëz. Dhe përpiqen ta fshehin këtë gjë duke bllokuar internetin & celularët. Një kryengritje në Iran ishte e pashmangshme, me njerëz që ngrihen kundër një prej regjimeve më represive në botë”.

Anna Fotyga, Anëtare e Parlamentit Europian nga Polonia dhe ish Ministre e Punëve të Jashtme në Poloni, e dënoi shtypjen e regjimit iranian mbi protestuesit dhe shprehu mbështetjen e saj të plotë për protestat në Iran.

Please follow and like us: