Albspirit

Media/News/Publishing

Bardhyl Berberi: Ballkani prodhon më tepër histori seç i mban kurrizi

Image result for bardhyl berberi"

Bardhyl Berberi

 

Ballkani Perëndimor nuk do të mund ta përmbyllë historinë e vet tragjike pa një përqëndrim të ri të Brukselit dhe Washingtonit.

Një përshkrim fare i shkurtër i cili do të përpiqej t’i shpjegonte zhvillimet e tanishme në këto anë të Ballkanit dhe në Europë, do të mund të konstatonte se rajoni ynë ende nuk ka dalë nga historia e rëndë dhe tragjike e viteve nëntëdhjetë dhe historia, në variantin më të keq të mundshëm, i është ri-kthyer në Europë.

Jemi dëshmitarë pra, të një ‘trafiku’ të dendur të ngjarjeve të shumta politike dhe ekonomike në Europë, për të cilat ende nuk janë gjetur përgjigjet e duhura në Ballkan dhe në BE.

Si asnjëherë më parë, që prej fundit të ‘Luftës së Ftohtë’ e këndej, shtetet ballkanike dhe BE-ja, kanë telashe të mëdha të tyret, ndërsa Brukseli ka gjithnjë e më pak kohë, vullnet dhe mundësi për t’u marrë përmbylljen e domosdoshme të trashëgimisë tragjike historike të këtyre shteteve ballkanike.

BE-ja është në krizë të shumëfishtë të identitetit, e cila nisi me problemet e mëdha ekonomike dhe financiare, dalja e Britanisë së Madhe nga BE solli tërmetin e radhës  për të marrë hov më pas me  variant të ‘Luftës së Ftohtë’, midis Federatës së Rusisë dhe Perëndimit, me kërcënimin e vazhdueshëm nga terrorizmi dhe me valën e madhe të refugjatëve, (që ka marrë përmasat e dyndjes së popujve), e cila midis të tjerash, kërcënon, me pasojat e saj, ta konfigurojë hartën politike në Europë të deformuar.

Grumbullimi kaq i madh i problemeve në zonën europiane të Perëndimit, e cila ka një kosto të madhe në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e Perëndimit nga densiteti i ngjarieve

BE-ja, siç dihet, nuk ka aktualisht (dhe vështirë që mund të ketë edhe në të ardhmen), një  variant rezervë apo Plan B, në rast të dështimit. Për BE-në vlen ajo fjala e moçmja amerikane: “Tepër e madhe, për të dështuar”.

Në anën tjetër,  shtetet e mbetura të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ende pret që t’u hapen negociatat për t’u integruar në Bashkimin Europian.  Këto dy shtete, megjithë këmbënguljen e Merkelit, Franca, Holanda dhe Danimarka kanë ndezur semaforin e kuq. Duket sikur këto dy vende i kanë lënë në semafor të presin pafund. Sigurisht për mentalitetitin që ka Ballkani, që ka prodhuar histori dhe konflikte që kanë kulmuar me luftërat e njëpasnjëshme dhe trazirat e përgjakshme, të cilat u ngritën tok me rënien e komunizmit.

Bosnja e Hercegovina objektivisht ka mbetë diku në vitin 1995, (kur u mbërrit Paqja e Dejtonit), Maqedonia është në vitet 1993 dhe 2001 dhe pret hapjen e negociatave, por ata kanë një problem të madh me mos zbatimi të Marrëveshjes së Ohrit, pas konfliktit të vitit 2001), madje për kuriozitet kanë zhdukur nga arkiva edhe atë marrëveshje, Shqipëria ende nuk ka arritur t’i përmbyllë plagët politike të përmbysjes së madhe të vitit 1997, problemet me gjyqësorin, korrupsionin dhe dënimi i peshqëve të mëdhenj qëndrojnë mbi kokë si shpata e Demokleut. Serbia gjithashtu nuk ka lëvizur shumë nga viti 2003 (vrasja e Kryeministrit Gjingjiq dhe ngadalësimi i procesit të reformimit të shoqërisë), ndërsa Kosova e ka të papërfunduar procesin e shtetndërtimit, i cili formalisht ka nisur në vitin 2008, sepse nuk ka arritur të integrojë si duhet Veriun dhe nuk ka normalizuar marrëdhëniet me Serbinë. Mali i Zi e ka të domosdoshme të inkuadrohet në Paktin e NATO-s, për të garantuar (përfundimisht), sovranitetin e vet.

Dikush mund të thotë që ky interpretim i përgjithësuar ka të meta sepse përpiqet të thjeshtësojë tej mase proceset politike në këto gjashtë shtete, por vështirë është të ketë një konkludimi që real, tek të gjitha këto shtete, kemi të bëjmë me punët e papërfunduara politike dhe historike, të cilat, si të tilla, kërcënojnë t’i riciklojnë problemet dhe tensionet të cilat rikujtojnë vitet dhe ngjarjet dramatike që ende janë të pa arkivuara…

Europa, e cila është e zënë me hallet e shumta që ka, ka ndikuar që ky Ballkan të ketë një mori problemesh që kërcënojnë qëndrueshmërinë e këtyre shteteve dhe stabilitetin afatgjatë të kësaj ane të Europës, të mos shihet si një prioritet i Brukselit, apo që madje, problemet ‘tradicionale’ ballkanike, të mos vlerësohen si të rrezikshme, krahasuar me ato që mbërritën nga Lindja ruse dhe Lindja arabe.

Nuk ka dyshim që nisma e Kancelares gjermane Merkel, e para dy viteve (në Konferencën e Berlinit), ka synuar pikërisht që të këtë interesimi europian për këto gjashtë shtete të Ballkanit. Megjithatë, që atëherë, vetëm sa janë shtuar telashet, të cilat mbi të gjitha janë rezultat i mospërfundimit të obligimeve që këto shtete kanë pasë ndaj vetvetes dhe ndaj të tjerëve në rajon.

S’do mend që Ballkani Perëndimor nuk do të mund ta mbyllë historinë e vet tragjike pa një përqëndrim të ri të Brukselit dhe Washingtonit ndaj këtyre gjashtë shteteve ballkanike të cilat janë sa të brishta po aq të rrezikshme për të prodhuar konflikte të reja. Ndërkohë që Rusia, Kina dhe Turqia janë duke pritur gjahun që nëse këtyre shteteve nuk ju hapen në Zagreb në pranverën e ardhshme, atëherë sië thotë populli ‘e ka marrë ferra uratën’. A e patë ardhjen e kryeministrit rus në Beograde. Mesazhi ishte i qartë. Ballkani nga natyra prodhon histori më shumë seç i mban kurrizi dhe është si një lumë i vrullshëm që del nga shtrati dhe BE nuk hapi edhe kësaj radhe negociatat atëhere do të ketë ngjarje të pakëndshme për gjithë rajonin…

 

Please follow and like us: