Albspirit

Media/News/Publishing

Idriz Morina: Kosovë-Shqipëri vërtetë jemi një! Vdekja e kosovarizmit!

Image result for autokolona nga kosova"

A u bindën edhe më skeptikët se nuk ia kanë dalë të na ndajnë as Enveri e komunizmi, as serbi e malazezi, as turku, bullgari e greku. As Europa e Azia…në shqiptarë e kosovarë!
Shqiptarët janë një, pra s’paska kosovar! Kosovar, ka veç si ka drenicar, korçar, shkodran, dibran e gjakovar…!
Teoritë dhe ithtarët e ndarjes dhe copëtimit, shpresojnë të kenë vdekur përgjithmonë!
Ne dëshmuam që jemi një me ta, nuk e pritëm shtetin, presidentin e copëtimit, kryeministrin e vjedhjes, mashtrimit e krimit, as kryetarin faqezi e as atë më të mirin, të kësaj apo asaj komune, as ambasadorin faqezi, por reaguam dhe po vazhdojmë të reagojmë, të gjithë një për një, për të ndihmuar me çdo mjet vëllezërit tanë shqiptarë!
Qytetarë të thjeshtë, tizofë, këngëtarë, gazetarë,… reaguan në një frymë për të krijuar një valë të re ekuilibri të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të diasporës me shqiptarët e Shqipërisë, madje kundërshtarët e kësaj vëllazërie duke i bërë të ndihen të turpëruar si në mediat në Shqipëri dhe në institucione, por edhe ‘luftëtarët’ e kosovarizmit, që askush nuk po ia var, veç Beogradi, Athina dhe disa qendra me projekte për zhdukjen e shqiptarëve!
Por, asnjë cent mos ua jepni Ramës-qeverisë, sepse qeverinë e ka private, sërish u shfaq me ‘vëllezërit’ serb dhe miqtë kosovar! Jepjani të gjithë atyre që pësuan apo u prekën drejtpërdrejtë nga kjo tragjedi!
Por, ne i kemi vëllezërit shqiptarë dhe armiqtë serbë, të cilët çdo ditë po luftojnë për zhbërjen e Kosovës dhe tkurrjen e zhdukjen e trollit shqiptar, të banuar poshkëputshëm prej më shumë se 12 mijë vjetëve!

Please follow and like us: