Albspirit

Media/News/Publishing

Kopështi Shalom, një orë e veçantë shkence në natyrë

 

 

 

 

 

 

 

Sot ishte një ditë e veçantë në modulin tonë të Shkencës: një ditë e kaluar pranë natyrës së bashku me prindërit e fëmijëve! Shkenca është një modul që përmban një numër mjaft divers njohurish për natyrën që na rrethon dhe një numër eksperimentesh të thjeshta në mënyrë që fëmijët të praktikojnë dijet e tyre rreth saj. Sot, së bashku me një nga partnerët tanë më të rëndësishëm, si dhe një ndër institucionet më me rëndësi në vend për edukimin parashkollor: Qendra Shalom, vendosëm të organizonim një orë të shkencës jashtë ambienteve të shkollës: në natyrë!

Fëmijët mësuan rreth ekosistemit natyror, të gjitha komponentëve më të rëndësishme që ai përmban dhe më pas ia arritën t’ia shpjegonin ato vizitorëve tanë special: prindërit, të cilët ishin mëse të lumtur të na bashkoheshin sot në aventurën tonë të vogël. Fëmijët dhe prindërit u ndanë në grupe me nga dy ose tre vetë, dhe pasi vendosën me kujdes dorezat e punës dhe përgatitën kavanozët prej xhami, nisën me mbledhjen e provëzave nga natyra rreth tyre me një qëllim të mirëcaktuar: ndërtimi i një ekosistemi në miniaturë me duart e tyre. Fëmijët praktikuan të gjitha dijet që mësuan duke u argëtuar pa masë dhe duke kaluar një kohë mjaft me vlerë me prindërit e tyre.

Komunikimi është çelësi për të arritur rezultate të mëdha. Pasi ndoqën me kujdes të gjitha hapat, çdo grup e përfundoi me sukses projektin dhe secila prej tyre ishte mjaft e bukur. Televizioni Scan u vu në dijeni të aventurës sonë të vogël dhe na u bashkua me kuriozitetin për të parë nga afër se çfarë zhvillojmë ne gjatë orëve tona.

Si për rrjedhojë u zhvillua edhe një intervistë me bashkë-themeluesit e programit. Falenderime të përzemërta shkojnë për të gjithë pjesëmarrësit e mrekullueshëm që e bënë këtë ditë kaq të veçantë, siç ishin fëmijët e adhurueshëm të Qendrës Shalom së bashku me lideren e tyre të mrekullueshme, prindërit e tyre, stafin e Scan TV si edhe punonjësit e Parkut Kombëtar që na mundësuan të ndiheshim si në shtëpi gjatë gjithë vizitës sonë në park./smartkids.al/

Një orë e veçantë shkence

https://www.youtube.com/watch?v=meVsebl1ao4&feature=emb_title

Please follow and like us: