Albspirit

Media/News/Publishing

Naim Noka: Paloshoqëria e kapur për hundësh nga Coronarama

Paloshoqëria e kapur për hundësh nga Coronarama

Sot mos mungoni në manifestim sepse Ilir Meta ka të drejtë. E kam dëgjuar  ta thonë, në çdo debat edhe nga taborri i propagandës  së Ramës.

E çuditshme!  Kemi humbir busullën dhe nervin e një shoqërie normale. Në këtë vend kaq të vogël, na kanë kapur për hundësh dhe  na çojnë  nga duan  Palot…

Na kanë mbërthyer Palopolitikani, Paloprokurori, Palogjyqtari, Paloanalisti, Palomoderatori, Paloadministratori, Paloatdhetari, Palopsikologu, Palotregetari dhe nuk kanë të sosur Palo-t ne fshatin e 2 milionë banorëve.  Por Palohajdutët e vendit nuk  munden pa Paloeuropianet. Bashkëpunimi për të bërë një paloshtet si ky që kemi sot është çelësi i sukseve.  Jemi mekur,  dhe vegjetojme  të poshtëruar nga palo-t dhe rrjedhimisht po bëhemi paloshoqëri nëse nuk reagojmë.

Vendi ka përfunduar në një  Paloregjim të plotë.

Sot Ilir Meta ka të drejtë, Mos  dëgjoni paloanalistë , as paloaktorët,, palomilitantët as palomediatikët, as palogazetarët sepse po mbyllet dhe hallka e fundit  e këtij Paloregjimi absurd.

Te gjithe palot janë bërë bashke një bandë e madhe, dhe nuk po na lënë të shohim e kuptojmë se CORONARama i ka rrëmbyer të gjitha pushtetet dhe e ka kthyer këtë vend në një paloregjim të plotë, në një shtet autoritar më i keq se i Hoxhës. Vendi po lulëzon  dhe Bashëzon në një korrupsion të thellë politik. Corona Rama po  blen ose ka blerë njerëz të të gjithë pushteteve. Nuk ka virus me vdekjeprures se  CoronaRama.

Paloanalistët e sektit të Rilindjes, u gëzohen zarfeve të eurove çdo muaj në të gjithe palomedian. Ndërsa edhe ne jemi kthyer në palo-njerez, e gjejmë zgjidhjen duke gjetur rrugen më të lehtë braktisjen masive  sikur ketu ka kolerë të pasherueshme. Po ikim siç kanë ikur të paret tanë. Edhe nga lufta nuk do të largoheshim kaq me dëshirë dhe tradhëti.

Mbani smartfonet  dhe paguani me lekë palointernetin, qe na detyrojnë palokompanitë me bekimin e paloautoritetit të konkurrences. Degjoni live kur CoronaRama ben një fendë speciale ose loz me stilin e streçeve dhe tani se rruan më as mjekrën.

Po ju la kohë Coronarama me ERTV -të mediatike mund të shikoni edhe opozitën, që bën palopolitikë teksa pi kafe dhe ble domate  duke dëgjuar popullin,

Nuk e di hallin Ilir Metës as më duhet fare. A ka të drejtë për kushtetuten? Qe në pak vite është bërë palokushtetutë  me lloj lloj ligjesh kçkiste. Po ka  shumë të drejtē!

Po nënshtrohemi pa kushte deri  në fatalitet regjimit të coronaramës.

Presidenti i ka thirrur njerëzit në shesh. kundër paloregjimit, kundër puçit institucional.

Sepse tani jemi bërë paloshteti i së drejtës.

Ilir Metën e njohim  të gjithë nuk eshte qelibar se nuk ka si të jetë në këtë palopolitikë .  Por po njohim edhe virusin  që po na çon drejt gremines coronaramën  që nuk po di çfarë tê bêjê me  të gjitha pushtetet  që rrembeu duke na tërhequr për hunde. Ndersa ne paloatdhetarët ikim si korbat  të frikesuar nga coronarama. Meqë ra fjala asnjë rast me coronavirus tek ne, prandaj  pa maska  ti pergjigjemi thirrjes së presidentit (Jo Ilir Metës) për të mbrojtur Kushtetutën//publik live/

Please follow and like us: