Albspirit

Media/News/Publishing

Albina Deda: Larg propagandës, mjekësia duhet të dijë të vërtetën mbi cilësinë!

Image may contain: Albina Deda Gjoci, closeup

Albina Deda

 

Sektori shëndetësor ka kohë që rënkon nga keqmenaxhimi, keqfinancimi, abuzimi, korrupsioni, keqinformimi, subjektiviteti e manipulimi i rezultateve të premtuara.

Modernia dhe primitivja sot bashkëjetojnë!

Pjesa kryesore e performancës në shëndetësi është mjeku si person dhe qytetar, primare është ana profesionale, por mjaft me rëndësi është etika, bota e brendshme, ana psikologjike e shpirtërore. Janë të ndërvarura aftësia profesionale, mirësia dhe përkushtimi.

Parimisht nuk mund të bëhesh një “mjek i mirë” nëse nuk je edhe një “njeri i mirë”!!!!

Kujdesi shëndetësor nuk është aq teknologjik sesa empatik dhe afeksional, ai ofrohet nga njeriu tek njeriu, çka kërkon dije, ndjenjë, altruizëm.

Pakënaqësia e personelit sot është shenjë e dështimit, por dhe pengesë e një kujdesi cilësor!

Balancat e duhura mes pushtetit administrativ dhe atij profesional, kërkesave të pacientëve dhe vlerësimi i ngarkesës e mundësive të shërbimit mjekësor nuk janë adresuar qartë, ashtu siç duhet të adresohen.

Mjekësia është tamam si një adoleshent kurioz, pasionant dhe i guximshëm që nëpërmjet sfidave duhet të rritet e maturohet.

Mjekët kanë gjithmonë nevojë të ndihmohen në vendimmarrje, por dhe të mbështeten psikologjikisht.

Rëndësi i duhet dhënë sot sigurisë së barnave.

Barnat janë padyshim një ndër armët më efikase të mjekut kundër sëmundjeve, por si të gjitha armët në rast se nuk janë të sigurta dhe keqpërdoren ato në vend që të na sigurojnë mbrojtje mundet edhe të na vrasin ose të vetvritemi.

Mjekësia e sotme ka kapërcyer kufijtë shkencorë të natyrshëm dhe legjitimë me performimin e tepruar të barnave.

Ajo është medikalizuar dhe është kthyer nga ndihmesë e mjekësisë në drejtuesit e mjekësisë, duke kaluar në plan të dytë parandalimin dhe zgjidhjet efikase jo medikamentoze.

Barnat sot nuk janë aq të lidhura me sëmundjen, por lidhen me ankesat simptomatike e mënyrën e jetesës.

Mbipërdorimi dhe keqpërdorimi i tyre po bëhet i rrezikshëm sidomos për antibiotikët duke krijuar rezistencën mikrobike.

Bakteret po marrin revansh duke paralizuar antibiotikët dhe mundur mjekësinë.

Shqipëria aktualisht është kampione në Europë për keqpërdorimin e antibiotikëve.

Shoqëria jonë sa më shpejt duhet të arrijë standardet universale etike, humane dhe figura e mjekut duhet të ridimensionohet në përmasat që ata meritojnë.

Please follow and like us: