Albspirit

Media/News/Publishing

Saimir Kadiu: Vdekja në një ditë e kompozitarit të famshëm, Prokofiev dhe Stalinit

Image may contain: 2 people

Sergei Sergeyevich Prokofiev, kompozitori i famshem rus, autori i shumë kryeveprave të muzikës klasike (përfshirë “Simfoninë e shtatë” dhe muzikën e baletit “Romeo dhe Zhulieta”) vdiq si sot 67 vjet më parë, më 5 mars 1953, në të njëjtin ditë me Stalinin (50 minuta përpara tij).

Ai jetonte shumë afër Sheshit të Kuq dhe për tre ditë me rradhë turmat e mbledhura për nderimet për diktatorin e kuq e bënin të pamundur shërbimin e funeralit në ndërtesën e Bashkimit të Kompozitorëve Sovjetikë.

Arkivoli i tij për në banesën e fundit në Novodevichy të Moskës, lëvizi në kah të kundërt me lëvizjen e turmave që bënin homazhe për Stalinin.

Vetëm 40 veta morën pjesë në varrim ku Shostakoviç ishte më i shquari…

Nuk kishte kurora në funeralin e tij…të gjitha shkonin për Stalinin. Por fqinjët e tij hoqën vazot me lule nga shtëpitë e tyre dhe zëvendësuan kurorat e munguara.

Asnjë nga kompozimët e tij nuk u luajt në funeralin e tij. Të gjithë muzikantët ishin angazhuar në ceremoninë e Stalinit. Thuhet që në heshtje ata luajtën muzikën e Prokofiev për të nderuar gjeniun e tyre.

Lënia mënjanë e ceremonive dhe mungesa e figurave më të mëdha të artit dhe muzikës sovjetike në varrimin e Prokofiev bënë që ai të konsiderohet edhe si “viktima” e fundit e gjeorgjianit…

Është një koicidencë që lidh kompozitorin e madh me Stalinin përveç ditës së vdekjes…

Më 21 dhjetor 1941, në ditën e lindjes së Stalinit, Orkestra Simfonike e BBC nën drejtimin e Sir Adrian Boult dha një koncert për të nderuar Stalinin në diten e lindjes, ndërsa ky i fundit ishte strukur në Moskë nga përparimet gjermane në territorin e BS. Orkestra luajti vetëm muzikë nga Prokofiev…

Lina, gruaja spanjolle e Prokofiev, u arrestua në vitin 1948 nga policia sekrete e Stalinit dhe vuajti 8 vite në Gulagët e BS. Ajo nuk ishte e pranishme në varrimin e të shoqit dhe e mori vesh pas disa ditësh. Në fillim nga radiot në kamp dhe më pas nga një letër e të birit që i shkruante “Çfarë koncidence e tmerrshme… babai vdiq në të njëjtën ditë me Stalinin”.

Prokofiev konsiderohet kompozitori më popullor i shekullit XX.

Please follow and like us: