Albspirit

Media/News/Publishing

Dashamir Uruçi: IN MEMORIAM ESMERALDA URUÇI

 Image result for dashamir uruci

NË DRITË TË VETËTIMËS

 

 

Pranë pallatit tënd,

nën një çadër rrinim,

Shi me erë binte,

retë në qiell nxinin.

 

Heshtja kishte rënë,

buzët ishin tharë.

Në dritë të vetëtimës,

m’dhe puthjen e parë.

 

Kanë kaluar vite,

më e ëmbla mbeti.

Kot ti u përlote,

nuk u bë qameti.

 

Don Zhuan i krisur,

pas teje kam mbetur.

Deri sa të vdes,

dheu të m’ketë tretur.

 

DY RRËNJË TRËNDAFILI

 

Endem si i ngratë,

rrugëve pa u ndalur.

Qaj i zhburrëruar,

e t’kërkoj të falur.

 

S’të mbajta dot në jetë,

o bukuroshja ime.

Zëmra m’është çarë,

mbushur me kujtime.

 

Të kam dashur shumë,

sa nuk e shpreh dot.

Qaj natë e ditë,

e mbytem në lot.

 

Dy rrënjë trëndafili,

tek shtëpi e vjetër.

Do më mbajnë gjallë,

deri n’botën tjetër.

 

NË SHËN VALENTIN

 

Vidhma një puthje sonte,

shumë jam përvëluar.

Pa aromën tënde moj,

kurrë nuk jam larguar.

 

Vidhma një puthje sonte,

nata është me hënë,

Fiket dritë e syrit,

yjet vallen zënë.

Please follow and like us: