Albspirit

Media/News/Publishing

Horoskopi ditor, e premte 13 mars 2020

Dashi

Ditë do të jetë mjaft pozitive sa i takon dashurisë, por bëni kujdes nëse keni marrëdhënie me të lindurit e shenjës së gaforres dhe bricjapit. Sa i takon profesionit, ky është momenti i duhur për të zgjeruar horizontin, ndaj lërini gjërat që nuk ecin dhe vazhdoni më tej.

Demi

Jeni shumë të lodhur dhe e keni Hënën kundër, ndaj mundohuni që të shmangni tensionet në dashuri. Sa i takon punës, keni nevojë për më shumë respekt, pasi po bëni shumë gjëra vetëm. Keni nevojë për ndihmë, ndaj ju duhet të pushoni.

Binjakët

Jeni përballur me probleme në familje, të cilat duhen zgjidhur menjëherë, por mundohuni që të ruani qetësinë. Në punë mund të ketë nisma të rëndësishme, por sërish do të keni probleme ekonomike.

Gaforrja

Shmangni komplikimet, ndaj nëse duhet të bëni një zgjedhje, mendoni mirë lidhur me atë që do të bëni. Periudha në vijim, mund t’iu sjellë dashurinë, gjithë atyre që nuk e kanë. Nuk do të keni aspak dëshirë për të punuar dhe nuk do të jeni aspak tolerant ndaj të tjerëve.

Luani

Do të përballeni me probleme në planin ekonomik dhe kjo gjë do të ndikojë edhe në jetën sentimentale. Sigurisht që kjo gjë do ju bëjë të pakënaqur. Në punë, mundohuni që të mos bëni zgjedhje të nxituara.

Virgjëresha

Shmangni debatet, sidomos ato të lindura nga xhelozia. Mund të shkatërroni çdo gjë. Në punë mund të përballeni me të papritura, por do arrini që të gjeni zgjidhje.

Peshorja

Do të përjetoni momente intensive sa i takon dashurisë. Po ashtu do të ketë takime speciale për ata që janë vetëm në ditët në vijim, mesazhe apo telefonata të rëndësishme. Sa i takon punës, bëni kujdes me paratë.

Akrepi

Ajo që mund të ishte një aventurë, mund të kthehet një histori serioze. Ndonjë problem në sferën ekonomike, mund t’iu inatosë, shkruan noa.al. Në punë, mund të ketë ndonjë propozim të ri, i cili do të rezultojë interesant.

Shigjetari

Emocionet do të jenë në përmirësim dhe yjet do të jenë në anën tuaj sa i takon dashurisë, megjithatë vendimi ju takon juve për të guxuar ose jo. Në punë mund të ketë ndonjë vonesë, por në përfundim çdo gjë do të rregullohet.

Bricjapi

Dashuria ndodhet në një fazë përmirësimi dhe nëse një histori përfundon, mund të nisë diçka tjetër. Në punë mos i nënvlerësoni propozimet e reja, pasi ka shpresa të mëdha për ndryshime pozitive.

Ujori

Bëni mirë që të shmangni debatet në dashuri, pasi Venusi dhe Hëna do të jenë kundër dhe do të rezultoni humbës. Do të ndiheni rebel dhe nuk doni të bëni atë që ju thonë të tjerët. Në punë është momenti për të bërë në zbatim një ide të re.

Peshqit

Ky është një moment i mirë për dashurinë, ndaj mund të guxoni nëse ju intereson dikush. Ndërsa nëse po jetoni dy histori paralele, ky është momenti për të marrë një vendim. Në punë, do të jeni më të vendosur.

Please follow and like us: