Albspirit

Media/News/Publishing

Taulant Muka: Pikëpyetje për kapacitetet spitalore të Shqipërisë

 

Image may contain: text

 

A ka nevojë për panik dhe për frikën që po indukton qeveria? Le t’i hedhim një sy numrave. Kjo figurë tregon numrin e pacientëve që mund të presim të kërkojnë kujdes spitalor brenda një muaj nga sot sipas shkallës së masave parandaluese. Nëse ne nuk marrim asnjë masë parandaluese, bazuar në 42 raste zyrtare që kemi sot me koronavirus dhe në njohuritë aktuale të transmetimit të sëmundjes dhe përqindjes së personave që pësojne komplikacion, pritet që brenda një muaji të ketë mbi 55 mijë shtrime dhe me mbi 13 mijë pacientë që paraqesin komplikacione- një numër jashtzakonisht madh dhe i papërballueshëm për sistemin shëndetësor. Nëse marrim masa parandaluese që e zvogëlojnë transmetimin e infeksionit, për shembull me 50%, pra jo në karantinë totale të vendit, do kemi vetëm 865 raste të cilët do kërkojnë kujdes spitalor dhe ndër ta vetëm 216 persona do paraqesin komplikacione.

Pyetja që lind: nuk kemi ne si shtet kapacitete spitalore për 865 raste të reja klinike në muaj me koronavirus në muaj, ose 28 raste dita?!

Please follow and like us: