Arbër Malltezi: Mashtruese ordinere që luan me injorancën e njerëzve
Biba që e bëjnë ministre pa bërë asnjë leksion nga mjekësia deklaroi me pompozitet se kemi 9000 shtretër!!! Mashtruese ordinere që luan me injorancën e njerëzve. Quan shtrat mjekësor ato që janë në çdo ambulancë fshati, por ky është mashtrim pasi duhen shtretër me aspirim oksigjeni pasi po të kapi kjo sëmundje problemi është që mushkritë nuk funksionojnë dot vetë dhe duhet oksigjenim me pompë. Shtretër të këtillë me oksigjen ke shumë pak, veç 30 copë në senatorium, diku tek 140 copë tek QSUT dhe gjithë spitalet private mund të kenë edhe nja 150 të tjera. 5000 copë të këtilla ka gjithë Britania e Madhe dhe gati po kaq Italia. Kjo biba na thotë që kemi ne sa Britania dhe Italia bashkë!!! Ja se çfarë bëjnë udhëheqësit normalë që në vend që të vetëmburren me propagandë boshe marrin masa për të rritur urgjentisht shtretërit me aspirim oksigjeni përndryshe mjekët do detyrohen të zgjedhin kush të jetojë e kush të vdesë.