Qeveria britanike garanton studentët nga Shqipëria
Në kushtet e pandemisë së Covid-19, Kryeministri britanik Boris Johnson dhe Sekretari i Shtetit për Arsimin në Britaninë e Madhe Gavin Williamson, konfirmuan mbrëmjen e djeshme që shkollat në Angli do të mbyllen nga e Premtja në mbrëmje, datë 20 Mars. Ky vendim do të prekë jo vetëm studentët britanikë, por edhe të gjithë nxënësit shqiptarë që aktualisht studiojnë atje. Shumica e shkollave tashmë i dërguan nxënësit përsëri në Shqipëri javën e kaluar dhe të tjera morën masat e nevojshme për qëndrimin e sigurt të nxënësve edhe në rastin e mbylljes së shkollave.
Agjensia shqiptare më e madhe për studime jashtë vendit, “Integral Albania”, ka konfirmuar që të gjithë studentët dhe nxënësit e tyre janë të sigurt. “Konsulentët tanë për studime jashtë vendit, si dhe të gjithë konsulentët për kurse gjuhe dhe arsim të mesëm kanë qenë në kontakt me klientët e tyre që aktualisht po studiojnë jashtë Shqipërisë, për t’u siguruar që ata janë të sigurt dhe për të parë nëse kanë nevojë për ndonjë ndihmë për t’u kthyer në vendin e tyre” – tha Krystyna Wierzbowicz, konsulente pranë Integral.
Megjithëse për momentin në Shqipëri akoma nuk diskutohet dicka rreth Matures Shtetërore dhe si do procedohet me provimet për këtë vit, Britanikët tashmë kanë vendosur që këtë vit ata do anulojnë të gjitha provimet shtetërore të cilat normalisht bëhen në maj dhe qershor – Provimet e GSCE për nxënësit që mbarojnë klasën e 10 dhe provimet e A- Levels, për nxënësit në vitin e tyre të fundit të arsimit të mesëm, të cilat shërbejnë dhe si bazë për regjistrimin e tyre në universitet. Në deklaratën e tij mbrëmjen e djeshme, Boris Johnson gjithashtu njoftoi se “studentëve anglezë do t’u jepen kualifikimet/diplomat e nevojshme dhe për të cilat ato po pregatiten”, por për momentin shkollat britanike nuk janë ende të qarta se si do të arrihet kjo dhe do ta sqarojnë këtë në kohën e duhur në vijim. Zgjidhja e mundshme mund të jetë që studentët britanikë të vlerësohen në bazë të rezultateve të provimeve të simuluara (provë) të bëra në janar si dhe nga rezultatet e deritanishme. Një nga gjërat që Johnson gjithashtu theksoi është se kjo nuk duhet të ‘pengojë apo ngadalësojë progresin e studentëve’ dhe ashtu si për nxënësit britanikë, mbetet për tu parë se si do të ndikojë mbyllja e shkollave tek nxënësit tanë dhe si do t’i marrin ato rezultatet dhe kualifikimet e nevojshme për vazhdimin e arsimimit më tej.
“Në lidhje me arsimin e lartë” – Krystyna Wierzbowicz ka shtuar, “shumica e universiteteve në Mbretërinë e Bashkuar kanë pezulluar të mësuarit në klasa dhe e kanë transferuar në ndjekjen e mësimit online, ndërkohë që universitetet kanë mbetur të hapura. Një pjesë e studentëve tanë tashmë janë kthyer në shtëpi dhe ashtu si shkollat e mesme, universitetet po kërkojnë gjithashtu forma alternative të vlerësimeve që do të bëhen sapo të jetë e mundur. Duke qenë përballë një situate të re për të gjithë ne, bordet e universiteteve duhet më parë të pajtohen me kërkesat e këtyre vlerësimeve dhe më pas ata do t’i informojnë menjëherë studentët e tyre mbi këto kërkesa”- ka shpjeguar ajo. “Ne po përpiqemi të jemi qendër për të gjitha informacionet në lidhje me studimet jashtë vendit, kështu që të gjithë klientët tanë të tanishëm dhe ata të interesuar për të qenë në të ardhmen, luten të na kontaktojnë nëse kanë pyetje ose paqartësi lidhur me situatën”.