Albspirit

Media/News/Publishing

Kërkohet unitet në mes partive politike dhe shoqërisë civile

Image result for Prof. Dr. Isuf Musliu

 

Prof. Dr. Isuf Musliu

 

Jam duke i ndjekur i shqetësuar gjendjen nëpër të cilën po kalon edhe vendi ynë, nga Covid-19! Edhe më i shqetësuar jam për shkak të gjendjes së krijuar politike dhe papërgjegjshmërinë e tyre karshi interesave të qytetarëve. Është e turpshme dhe njëkohësisht e pamoralshme që krerët e partive politike të mos merren vesh se si të dalin nga kjo krizë dhe ta menaxhojnë atë në mënyrën më të mundshme.

Nuk është momenti as koha e duhur që për interesa personale të bëhet “politikë” në dëm të këtij vendi. Është momenti i duhur që të jemi krah njeri-tjetrit, të bashkëveprojmë dhe të mobilizohemi si shoqëri civile, parti politike, institucione të tjera relevante që ta tejkalojmë këtë gjendje të rëndë që e ka kapluar Kosovën.

Një gjë duhet ta dimë të gjithë: Presidenti, Kryeministri, krerët e partive politike, kryetarët e komunave, nuk duhet të jenë të njëanshëm sepse ata janë zgjedhur me votën e qytetarëve që të jenë në shërbim të tyre.

“Lufta” e tyre për pushtet duhet patjetër të kthehet në një “lufte” tjetër, pra në dobi të qytetarëve.

Dalja e tyre para publikut është sipërfaqësisht, pra shkel e shko, ata/ato duhet vec kësaj të jenë zë i fuqishëm për të shfaqur ide dhe mbështetje të çdo qytetari dhe në shërbim të tyre.

Është koha të tregojmë pjekuri politike dhe maturi në çdo moment.

Menaxhimi i mirë i situatës krijon stabilitet te qytetarët dhe pamëdyshje kur kërkohet diçka nga ta, ata janë të gatshëm për mobilizim dhe përkrahje parezervë me të vetmin qëllim: të ecim tutje si çdo shtet tjetër politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht  etj., etj.

Kosova është një vend i vogël karshi vendeve të tjera evropiane e botërore. Është një vend i pafuqishëm dhe papërvoje në shtetndërtim. Por, përderisa qytetarët janë nën frikë dhe panik, klasa politike karshi interesave personale e partiake duhet dhe e ka obligim të qëndroj pranë tyre në këto momente.

Jetojmë në një kohë kur bota është në një gjendje kaotike, pra për shkak të virusit që ka kapluar krejt rruzullin tokësor! Po ashtu, jetojmë në një kohë ku filtet për shumë teori konspirative, deri te përpjekja për grushtshtet, për rrëzim të qeverisë e teorie të tjera që është krijuar një “mjegullnajë” e paarsyeshme dhe keqdashëse për vendin tonë.

Është koha të mobilizohemi të gjithë papërjashtim, të mendojmë për tëjkalimin e kësaj gjendje dhe të mendojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, të familjeve tona, të shoqërisë sonë, përgjithësisht.

Please follow and like us: