Nikolla Llambro: “Kalimera Papo”!
E diel, 22 Mars!
Mëngjes! Ora… ra zilja e telefonit…
Alo!… Në receptor matanë zëri i mbesës sonë, Irisit!
Greqisht: “Kalimera Papo”! (Mirmëngjes Gjyshi).
– Jasu Irisi mu!
– Harove gjysh? Sot është data 22 dhe unë kam datëlindjen! As ti as Mai… (Mai është gjyshja)nuk më morët në telefon.
Pauzë…
Nuk fola. Vërtet nuk e kishim marrë në telefon. Mendonim se flinte bashkë me vëllanë, Orfean!
-Mami dhe babi më thanë se ju nuk mund të vini sot të hamë bashkë, të presim turtën dhe dhe të këndojmë këngën…”.
Në zërin e saj ndjeva ngashërimin e përmbajtur… Ishte gati të shpërthente në lot…
Nuk flisja dot… Pauzë….
-Papo aty je? Pse s’më flet? Me kë do ta presim turtën ne?S i do këndojmë vetëm Happy Birthday? Orfea nuk do më lërë t’i shuaj qirinjtë unë e para!
Shpërtheu… ndjeva stuhinë e dënesave të para… Trak… u dëgjua receptori mbi aparat… U mbyll… Ikuuu… Isha mpirë… Lotët nuk i mbajta dot…
Po…Irisi im,Irisi jonë sot mbushi 7 vjeç!
Kishte që në muajin Shkurt që bënte plane… Hyri Marsi dhe përditë numëronte ditët…Bënte plane e propozime… “Iku dhe një ditë Papo…”! Kish zgjedhur dhe vendin ku do organizohej festa… Kish bërë listat e shokëve të klasës, formën e turtës që do çonim në shkollë e dhuratat simbolike, vizatonte e shkruante vetë ftesat… Përditë më propozonte dhuratën që donte t’i blinim ne gjyshërit, pa harruar të shtonte shprehjen: “Kur të marrësh pensionin Papo”!
Kërkesat e saj fëmijënore ishin të përmbajtura dhe në çdo propozim i thosh prindërve: “Otan tha plirothite qe na ehume lefta…”. (Kur të paguhemi e të kemi para)…Tërë këtë periudhë ndjeja se ishte e ngazëllyer, një eufori, një gëzim fëminor gëlonte brenda shpirtit të vogë. ” Papo! Më 22 Mars unë bëhem 7 vjeç! U rrita Papo”!…
Po Irisi jonë, Orfea, miliona fëmijë sot po rriten… po rriten… po si… siiiiiiii…??????
Miliona fëmijë sot kanë datëlindjen, por nuk mund ta festojnë pa shokët, pa gjyshërit, pa gëzimin fëminor. Shumë janë të uritur, të tjerë janë jetimë… shumë mbyten në dete e lumenj në luftë për një jetë më të mirë, shumë bombardohen, shumë vdesin nga sëmundjet, shumë po humbasin prindërit, gjyshërit… Badërdiiii… E kush e çan kokën? Kujt i bëhet vonë se Irisi apo miliona nuk festojnë ditën e lindjes, braktisen, vdesin????
Kush…kush…Ë?…
Ne jemi larg Irisit, Orfeas, vetëm disa qindra metra larg. Pak më poshtë është nipi tjetër Nikola që për 10 ditë bën 3 muaj, por ne nuk mund t’i shohim… Kur do t’i shohim vallë? A do arrimë t’i shohim?
Vërtet janë me miliona prindër, fëmijë e gjyshër,miliona njerëz që për shkak të largësisë, të kushteve, të luftës e bombardimeve në vendet e tyre, nuk mund të takohen.
Po ne jemi këtu… disa qindra metra… dhe nuk mud të takohemi. Nuk mund të këndojmë e të shuajmë qirinjtë në ditëlindjet e tyre.
Zambaku në foto lulëzon gjithmonë në fillim të Marsit. Është lulja e parë që tregon se erdh pranvera në ballkonin e në shtëpinë tonë. Ajo lule është dhuratë nga Gjyshi Keno kur lindi Elvisi më 1982, babait të Irisit. Ka 38 vjet që çel në ballkonin tonë në fillim të Marsit. Sivjet ajo lule po nguron, vonon… ende s’ka çelur! Pse vallë?!
E unë rri e shkruaj këto rreshta kot… gër gër… të nxjerr dufin… ulërij brenda meje, të mbys drithërimën e shpirtit… përderisa duke qwnë disa qindra metra larg e kemi të ndaluar të gjëndemi pranë fëmijëve, pranë nipërve në gëzimet e tyre… Sot kënga ‘Happy Birthday’ nuk do këndohet në tri gjuhë, qirinjtë nuk do ndizen tri herë e Orfea nuk do zihet me Irisin kush do i shuaj i pari ato… Nuk do bëjmë dot ‘GËXUAL’ siç thotë Orfea… apo ‘SHUMË ULIME PËL TI’
Në 22 Prill e ka datëlindjen Orfea! Vallë do jetë kështu… Deri kur… deriiii… kuuuuu… rrrrëëë… do na burgosni… Do na ndani do na vrisni????
Irisi, shpirt i Papos dhe i Mait (gjyshit dhe gjyshes): -Durim. Do kalojë! Bota dikur do ndryshojë. Ne vuajtëm, por me sa duket nuk e bëmë mirë dhe lamë për ju një botë rrëmujë e badërdi, botë të pangopurish me gjak e para… ju mësoni dhe bëjeni më të mirë për fëmijtë tuaj në se do t’iu lënë të festoni datëlindjet.
Unë e Maji jot që ‘grindeni’ ngaherë për ‘prapësitë’ tuaja fëminore, ju duam shumë e ju urojmë jetë të gjatë, begati e lumturi, mbi të gjitha të kini shëndet e durim! Ju përqafojmë me mall. Gëzuar datëlindjen mbesa jonë e shtrenjtë, Iris!